Bota

5 pyetje kyçe për takimin e Joe Bidenit me liderët botërorë në Bruksel

24 Mars 2022, 09:12 Nga DOSJA
5 pyetje kyçe për takimin e Joe Bidenit me liderët

SHBA- Presidenti Joe Biden do të mblidhet me liderët botërorë në Bruksel, sot në një samite urgjente për t’iu përgjigjur luftës në Ukrainë. Kjo vjen pasi Perëndimi po vazhdon të ushtrojë presion ndaj Rusisë në mënyrë që të ndalojë pushtimin rus në Ukainë. Sips CNN, Shtëpia e Bardhë ka thënë që gjatë kohës së tij në Belgjikë, Biden ka planifikuar të vizitojë selinë e NATO-s dhe të mbajë një fjalim në samitin e liderëve të aleancës. Ai gjithashtu do të takojë liderat e G7, Presidentin e Këshillit Europian Charles Michel dhe para se të mbyllë ditën me konferencë shtypi do të mbajë një fjalim në Samitin e Këshillit Europian.

Pas pjesës së parë të udhëtimit në Bruksel, Biden do të udhëtojë në Varshavë, Poloni. Udhëtimi shënon një mundësi vendimtare për Biden për të rikthyer lidershipin e Shteteve të Bashkuara në skenën globale dhe dp të jetë një provë që aleancat globale, të dobësuara vitet e fundit, mund të arrijnë së bashku në epokat e pas Luftës së Dytë Botërore dhe pas Luftës së Ftohtë.

Por cilat janë 5 pyetje kyçe për ditën e Bidenit me liderët botërorë në Bruksel?

Çfarë do të bëjë më pas Perëndimi për Ukrainën?

Aleatët e SHBA-së dhe NATO-s pritet të bëjnë disa përpjekje të reja gjatë bisedimeve urgjente të së enjtes, që synojnë të ndëshkojnë Rusinë për luftën e saj kundër Ukrainës. Udhëheqësit e NATO-s do të miratojnë vendosjen e 4grupeve shtesë në Hungari, Rumani, Bullgari dhe Sllovaki. Udhëheqësit e NATO-s pritet të bien dakord për të forcuar qëndrimin e aleancës, duke përfshirë rritjen e forcave të NATO-s në pjesën lindore të aleancës, rritjen e mbrojtjes kibernetike dhe shkallëzimin e stërvitjeve aleate.

Si do të udhëheqë Biden?

Takimet e sotme mund të shërbejnë si një moment që Biden të ripohojë udhëheqjen e Amerikës në aleancën e vështirësuar të NATO-s, të cilën ai u zotua ta rivendoste gjatë kohës kur garonte si president. Do të ketë disa fjalime, si dhe një konferencë shtypi, ku presidenti pritet të prezantojë hapat e ardhshëm të SHBA-së.Në Bruksel, Biden pritet të zbulojë sanksione të reja ndaj figurave politike dhe oligarkëve rusë. Biden do të marrë gjithashtu angazhime të mëtejshme për të drejtat e njeriut “për t’iu përgjigjur fluksit në rritje të refugjatëve” nga Ukraina.

A do shfaqet Zelenskyy?

Megjithëse Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, udhëheqësit e aleancës kanë diskutuar nëse dhe presidenti Volodymyr Zelenskyy mund të marrë pjesë në samitin e kësaj jave. Që nga fillimi i luftës, Zelenskyy ka mbajtur fjalime virtuale emocionuese për organe të ndryshme qeveritare. Zelenskyy i ka kërkuar Bidenit të vizitojë Kievin, por nuk u mor kurrë në shqyrtim nga Shtëpia e Bardhë. Megjithatë, Biden do të shkojë në Poloni, e cila kufizohet me Ukrainën dhe ka pranuar miliona refugjatë ukrainas, të premten.

Si do të reagojë Putin ndaj frontit të bashkuar të Perëndimit?

Kremlini ka lëshuar disa paralajmërime këtë javë kundër NATO-s, duke sugjeruar se presidenti rus Vladimir Putin është i zemëruar me njerëzit në Ukrainë që duan të jenë pjesë e aleancës. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i tha Christiane Amanpour të CNN të martën se Putin nuk i ka arritur ende qëllimet e tij në Ukrainë. Peskov, i cili thotë se është në kontakt me Putinin çdo ditë, tha se pushtimi nuk është ndër qëllimet e deklaruara të operacionit.

A do të jenë efektive veprimet e NATO-s?

Biden dhe udhëheqësit e NATO-s kanë pohuar se lufta në Ukrainë ka bashkuar vendet anëtare të NATO-s më shumë se kurrë, por takimet e së enjtes mund të jenë një provë e forcës për aftësitë e NATO-s. Një zyrtar në Shtabin Suprem të Fuqive Aleate në Evropë, selia e operacioneve ushtarake të aleancës së NATO-s në Evropë, u tha gazetarëve të mërkurën se lufta e Putinit në Ukrainë e ka vënë aleancën e NATO-s dhe vendet anëtare të saj “absolutisht në rrezik”. Një zyrtar tjetër nga selia tha se lufta ka krijuar një “realitet të ri” për aleatët e NATO-s.

Zelenskyy pohoi në fillim të këtij muaji se neni 5 i NATO-s, parimi i mbrojtjes kolektive, është më i dobët se kurrë. Ai sugjeroi se disa nga 30 anëtarët e aleancës do të dështojnë të veprojnë nëse ushtria ruse lëviz përtej kufijve të Ukrainës, duke paralajmëruar një tjetër luftë botërore.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota joe biden lufta ukraine-rusi joe biden lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll