Bota

Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike, alarmohet Japonia

24 Mars 2022, 08:48 Nga DOSJA
Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike, alarmohet Japonia

KOREJA E VERIUT- Zyra e kryeministrit japonez në një deklaratë të postuar në internet tha se ditën e enjte një raketë balistike është lëshuar nga Koreja e Veriut në ujërat në lindje të Gadishullit Korean. Koreja e Veriut raportoi lëshimin e raketës, me Shefat e Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut duke thënë në një deklaratë se Seuli ishte ende duke u përpjekur të përcaktojë se sa predha ishin shkrepur.

Sipas CNN, nëse konfirmohet që kjo raketë është lëshuar të enjten atëherë kjo do të ishte raketa e 11-të e lëshuar nga Korea e Veriut këtë vit. Lëshimet e tjera më të fundit të Phenianit, më 26 shkurt dhe 4 mars, ka të ngjarë të synonin testimin e një sistemi të ri rakete balistike ndërkontinentale (ICBM), tha në fillim të këtij muaji Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara.

Komanda e SHBA-së Indo-Paqësorit njoftoi në fillim të këtij muaji se SHBA po intensifikon aktivitetet e grumbullimit të inteligjencës, gatishmërisë dhe mbikëqyrjes në lidhje me Korenë e Veriut pas valës së fundit të lëshimeve të raketave. Lëvizja është një sinjal nga administrata Biden se ajo duhet të forcojë pozicionin e saj ushtarak për të siguruar që SHBA dhe aleatët në rajon si Koreja e Jugut dhe Japonia të mbrohen kundër testeve raketore të Koresë së Veriut.

Javën e kaluar, ushtria amerikane organizoi stërvitje në dhe rreth Gadishullit Korean për të treguar gatishmërinë e saj në vazhdën e aktivitetit të Koresë së Veriut, duke përfshirë simulimin e sistemeve të mbrojtjes nga raketat balistike.

LAJMI KRYESOR: 1 Muaj luftë! Rusët luftojnë për çdo rrugë në Mariupol, takohen liderët në Bruksel

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota raketa ne koren e raketa ne koren e

Sondazh

Poll