Bota

Boris Johnson krahason Zelenskyy me heroin e tij Churchill

24 Mars 2022, 08:35 Nga DOSJA
Boris Johnson krahason  Zelenskyy me heroin e tij Churchill

MRETËRIA E BASHKUAR- Kryeministri britanik Boris Johnson ka thënë që Mbretëria e bashkuar dhe aleatët e saj perëndimorë do të rrisin presionin ekonomik ndaj Rusisë duke bërë që presidenti Putini të detyrohet që të ndallojë luftën në Ukraibnë

Sipas CNN, Johnson ka folur në një takimi të NATO-s në Bruksel, dhe është shprehur se lideri rus duhet të paraqitej para Gjykatës Penale Ndërkombëtare pasi kishte kaluar tashmë një vijë të kuqe me barbarizmin dhe taktikat e tij pa dallim kundër civilëve të pafajshëm në Ukrainë.

“Duhet të bëjmë më shum. Dhe kështu ne duhet të bëjmë më shumë ekonomikisht. A mund të bëjmë më shumë për ta ndaluar atë të përdorë rezervat e tij të arit, për shembull, përveç rezervave të tij në para? Sa më shumë presion të bëjmë tani, veçanërisht për gjëra si ari, besoj se aq më shumë mund ta shkurtojmë luftën,”-tha kryeministri Johnson.

Ai gjithashtu krahasoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy me Winston Churchill i cili e udhëhoqi Britaninë drejt fitores gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Johnson tha se lideri ukrainas ka qenë absolutisht i shkëlqyer në mobilizimin e mbështetjes globale për Ukrainën.

“Ai e di, siç tha Churchill për veten e tij, ai mund të mos ketë qenë luani, por ai ka qenë i privilegjuar të japë ulërimë. Është populli ukrainas ai që ka qenë luani dhe ai ka shprehur vullnetin e tij dhe ndjenjën e tij të kundërshtimit,”– shtoi ai.

LAJMI KRYESOR: 1 Muaj luftë! Rusët luftojnë për çdo rrugë në Mariupol, takohen liderët në Bruksel

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota boris johnson lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy winston churchill boris johnson lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy winston churchill

Sondazh

Poll

Bota 24 Mars 2022, 06:13

Cilat janë pesë sfidat e Bidenit në Europë?

EUROPË– Presidenti i SHBA Joe Biden do të takohet sot me liderët dhe aleatët evropianë. BBC ka kushtuar një artikull për sfidat që e presin Biden në ...

Bota 24 Mars 2022, 06:09

Një muaj LUFTË! Si nisi tragjedia në Ukrainë

Pështatur nga The GuardianMë 24 shkurt, pak para se të zbardhte agimi në Moskë, Vladimir Putin bëri fjalimin e fundit në një seri fjalimesh televizive. Paraqitj...