Bota

Një muaj nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë; Këto janë 5 SKENARËT që mund të ndodhin tani

24 Mars 2022, 08:53 Nga DOSJA
Një muaj nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë; Këto

RUSI- Ka kaluar saktësisht një muaj nga fillimi i operacioneve speciale të ushtrisë ruse në Ukrainë dhe fundi i krizës ende nuk është në dukje. Raundet e shumta të bisedimeve të paqes nuk kanë dhënë rezultate, Rusia pretendon se operacioni po shkon sipas planit dhe Perëndimi beson se jo gjithçka po shkon siç e imagjinonte Vladimir Putin. Por kur është brë një muaj nga pushtimi i Ukrainës, çdo ndodhë tani? Këtu janë pesë skenarë të mundshëm për javët e ardhshme.

1. Rusia mund të intensifikojë sulmet

Ekspertët paralajmërojnë se Rusia, e cila po pëson më shumë humbje në terren, mund të intensifikojë sulmet ajrore, duke përdorur armë që rrezikojnë më pak ushtarët e saj. Ende nuk ka informacion të mjaftueshëm nga Ukraina dhe Rusia për viktimat, por po spekulohet se rusët humbën rreth 10,000 njerëz në luftime, dhe se 16,000 u plagosën. Nëse këto shifra rezultojnë të sakta, kjo mund të justifikojë edhe arsyen pse trupat ruse nuk po përparojnë në tokë, por edhe pse sulmet ajrore mbi qytetet po ndodhin gjithnjë e më shpesh.

2. Ndërsa fokusi është në Kiev, rusët mund të rrethojnë luftëtarët në lindje

Flitet shumë se si Rusia po bën pak përparim në këtë luftë, por për të ditur nëse kjo është e vërtetë apo jo, duhet të dimë fillimisht se cili ishte qëllimi i Moskës. Edhe pse është e vështirë të dihet, ekziston mundësia që Rusia në fakt po përpiqet të “thithë” pjesë të Ukrainës lindore. Donetsk dhe Luhansk janë kontrolluar nga separatistët pro-rusë që nga viti 2014, kur Krimea u aneksua, dhe është e mundur që Rusia të ketë ambicie të shtrihet më tej se Donbasi. 

3. Negociatat do të zgjaten

Një nga skenarët është se lufta në Ukrainë mund të kthehet në një konflikt afatgjatë. Ka të ngjarë që Rusia të ketë humbur një numër të konsiderueshëm trupash, armësh dhe pajisjesh në këtë konflikt, dhe megjithëse ka qenë e përfshirë në konflikte të gjata në të kaluarën, ajo nuk do të dëshirojë ta lërë Ukrainën pa ushtrinë e saj të shkatërruar plotësisht. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të martën se Rusia dëshiron që Ukraina të njohë Krimenë si dhe Republikat Popullore të Donetsk dhe Luhansk. Ekspertë të shumtë kanë spekuluar se Rusia do të kërkojë një mënyrë për të “prerë” pjesë të Ukrainës lindore.

4. “Dëbimi” i ukrainasve në Rusi?

Rusia ka urdhëruar banorët e Mariupolit të largohen nga qyteti, i cili prej ditësh është nën sulm të ashpër nga forcat ruse. Ata hapën gjithashtu të ashtuquajturat korridore humanitare në mënyrë që civilët të mund të dilnin jashtë qytetit, por dyshohet se dhjetëra mijëra prej tyre u transferuan në Rusi. 

5. Miliona vazhdojnë të ikin, shteti po shpërbëhet

Ecuria e mëtejshme e luftës është një gjë, por fati i Ukrainës është diçka tjetër. Ashtu si forcat ajrore ruse lanë disa vendbanime dhe qytete siriane në gërmadha, ashtu po ndodh edhe me Ukrainën. Më shumë se 3.5 milionë ukrainas janë larguar tashmë nga vendi, kryesisht gra dhe fëmijë, që do të thotë se familjet po shpërbëhen. Lufta shkaktoi lëvizjen më të madhe të refugjatëve që Evropa ka parë që nga Lufta e Dytë Botërore.  

Marrë nga telegraf.rs

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota kryesore lufta ukraine-rusi vladimir putin lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll

Bota 24 Mars 2022, 06:13

Cilat janë pesë sfidat e Bidenit në Europë?

EUROPË– Presidenti i SHBA Joe Biden do të takohet sot me liderët dhe aleatët evropianë. BBC ka kushtuar një artikull për sfidat që e presin Biden në ...