Aktualitet

Çmimi i kafes, Braçe: Edhe kjo do rritet? Në qendër është 90 lekë, zhvatje asgjë më shumë

24 Mars 2022, 09:26 Nga DOSJA
Çmimi i kafes, Braçe: Edhe kjo do rritet? Në qendër

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka reaguar i revoltuar për rritjen e çmimit të kafes. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Braçe thotë se në vend po ndodh zhvatje e madhe për shkak se çmimi varion nga periferia e në qendër të qytetit. Ai shton se çmimi i një kilogram kafe ardhur nga Italia, është rritur me 150 lekë, me 1.25 leke për një filxhan mirëpo në vend po rritet me 2 lekë.

‘Edhe çmimin e një filxhani kafeje e rritet? Nga janari e ketej, cmimi i nje kg kafe ardhur nga Italia, eshte rritur me 150 leke, vetem 150 leke. Pra, me 1.25 leke per nje filxhan kafeje, vetem 1.25 leke! Nese e shisnit ne periferi te Tiranes me 50 leke nje filxhan kafeje, duhet ta shisni me 51.25 leke; Nese e shisnit ne qender te Tiranes me 70 leke nje filxhan kafeje, duhet ta shisni me 71.25 leke. Çfare ka ndodhur me ju qe po e shisni filxhanin e kafese ne periferi me 70 leke e ne qender me 90 leke? Ju eshte rritur edhe juve cmimi i hekurit, cimentos, betonit? Apo cmimi i vajit, orizit, sheqerit, miellit, makaronave, vezeve, pulave etj? Zhvatje, asgje tjeter!’- shkruan deputeti i PS-së.

Pak ditë më parë u paralajmërua rritja e çmimit të kafes, pas shtrenjtimit të produkteve ushqimore të shportës. Duket se Braçe u përball sot me këtë rritje, që ndryshon nga vendi në vend. 

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ditelindja e erion braces rritet cmimi i kafes ditelindja e erion braces rritet cmimi i kafes

Sondazh

Poll