Aktualitet

Zjarr masiv në Gramsh, zjarrëfikësit: Qytetarët të na ndihmojnë, të fikim përbindëshin

24 Mars 2022, 06:59 Nga DOSJA
Zjarr masiv në Gramsh, zjarrëfikësit: Qytetarët të na

GRAMSH– Mali nga kalaja e Tunjës e deri në Janc po rrezikohet nga zjarri masiv që ka nisur mbrëmjen e kaluar. Alarmin e kanë ngritur forcat zjarrfikëse të Gramshit, të cilët u bëjnë apel qytetarëve për ndihmë për ta shuar me mjete rrethanore. Era e fortë po ndihmon në favorizimin e përhapjes së zjarrit që rrezikon të shkrumbojë çdo gjë që mund të ketë para. 

Dy zjarre te fuqishëm që i favorizon era e fort po djegin malin nga kalaja e Tunjës deri në Janc. I gjithë efektivi jone u përlesh me flaket gjatë gjithë ditës së djeshme deri në orë 23.00 të mbrëmjes dhe nuk arritëm ta vinim nën kontroll. Ju bejmë thirrje qytetareve të Gramshit dhe banoreve të fshatrave përreth, të bashkohen me forcat zjarrfikëse për të fikur këtë përbindësh që po shkrumbon gjithçka që gjen përpara! Kush do të na ndihmoj, të kontaktoj në nr e tel-0697242124 faleminderit!’- njofton zjarfikësja e Gramshit.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr zjarr ne gramsh zjarr zjarr ne gramsh

Sondazh

Poll