Aktualitet

Rusia godet me bomba fosfori rajonin e Lugansk, 4 viktima

24 Mars 2022, 08:09 Nga DOSJA
Rusia godet me bomba fosfori rajonin e Lugansk, 4 viktima

UKRAINË-Në rajonin e Luganskut në Ukrainën juglindore, ushtria ruse vazhdon të bombardojë qytete edhe me bomba fosfori. Sipas Bykvu, Gurvernatori i rajonit të Luhanskut, Serhii Haid, raportoi se kanë mbetur katër persona të vrarë ku dy prej tyre janë fëmijë dhe gjashtë përdona të plagosur, ndërsa trupat ruse vazhdojnë bombardimet e vazhdueshme në rajon.

Sulmet ruse kanë shkatërruan 31 objekte, 23 prej të cilave janë ndërtesa banimi.

Situata është jashtëzakonisht e vështirë në Rubizhne me luftime të vazhdueshme në rrugë, dhe ku pushtuesit dyshohet se kanë përdorur bomba me fosfor të bardhë.

“Rusët nuk mund të kapërcejnë rezistencën ukrainase dhe filluan të përdorin armë më të rënda“- pretendon guvernatori.

Shefi i administratës ushtarake rajonale të Luganskut, Sergey Gaidai, gjithashtu është shprehur se ka të vdekur mbrëmjen e djeshme.

 ‘Gjatë natës, pushtuesit bombarduan rajonin e Luganskut me raketa dhe bombardime me fosfor. Katër persona tashmë dihet se kanë vdekur dhe rusët kanë dëmtuar ose shkatërruar plotësisht shumë shtëpi’– tha ai.

 Ushria ruse goditi qytetet Severodonetsk, Lysychansk, Rubizhne, Kreminna, Novodruzhesk dhe Voevodivka.

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll