Aktualitet

PD kërkon dialog me Rithemelimin, ngre grup, Alibeaj: Presim sinjale (Debatet + Qëndrimi)

23 Mars 2022, 13:53 Nga DOSJA
PD kërkon dialog me Rithemelimin, ngre grup, Alibeaj: Presim sinjale

TIRANË– Dy ditë pas marrjes së drejtimit të përkohshëm të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka nisur aksionin e bashkimit të PD-së. Për katër orë rresht, Alibeaj mblidhi sot Kryesinë e PD-së në mungesë të kryetarit në ikje, Lulzim Basha, i cili dha dorëheqjen dhe doli me një qëndrim zyrtar: Bashkimin e PD-së zyrtare me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike! Në qëndrimin e kryesisë thuhet se vetë Alibeaj është caktuar për ngritjen e një grupi pune që do të përbëhet nga anëtarë të Kryesisë, Grupit Parlamentar dhe Kolegjit të Kryetarëve dhe do të ketë për detyrë ringritjen e partisë. Pjesë e këtij grupi punë është ftuar që t’i Bashkohet edhe Komisioni i Rithemelimit të PD-së, me numër të barabartë anëtarësh, por këta të fundit nuk kanë dhënë ende përgjigje. I pyetur nga gazetarët para selisë blu në lidhje me kushtin për të distancuar ish-kryeministrin Sali Berisha, Alibeaj nuk dha përgjigje, por shtoi se çdo demokrat duhet të rishikojë pozicionin që ka dhe të shmangë gjuhën e urrejtjes e të përçarjes mes tyre.

Në mbledhjen e nisur nga ora 19:00 e që zgjati deri në 22:40 pati edhe shumë debate mes demokratëve. I pari që ka folur ka qenë Heidon Bushati, i cili është shprehur se do të ishte mirë që godina e selisë blu të zhvishej nga fortifikimi, si një shenjë e kthyer në normalitet. Ai ka propozuar që të qëndrojnë bashkë, pasi ashtu janë më të fortë. Këtë kërkesë ia ka hedhur poshtë Jemin Gjana që i ka përmendur edhe familjen. Kjo gjë ka sjellë debat mes tyre. Edhe deputeti Ervin Salianji ka kërkuar heqjen e dyerve të blinduara që i ka konsideruar të shpifura, heqjen e ultimatumeve dhe mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi është shprehur se dyert janë të hapura, por s’janë cështje e kryesisë. Më pas, Bardhi ka shtuar se është dakort që të dalin me një mesazh bashkimi. Deputeti Xhelal Mziu e shikon zgjidhjen në Kuvendin e 30 prillit që ka paralajmëruar se do të mbajë Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike. Përpara mediave, Tomor Alizoti deklaroi se ka kërkuar që të zhbëhen vendimet e marra për përjashtimin e demokratëve dhe si Berisha ashtu edhe anëtarët e Rithemelimit të kthehen në PD.

QËNDRIM I KRYESISË SË PARTISË DEKOKRATIKE, 23 MARS 2022

Kryesia e Partisë apelon me forcë për shmangien e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes, fyerjes dhe arrogancës mes demokratëve dhe i bën thirrje secilit anëtar të Partisë të reflektojë dhe të rishikojë pozicionin e deritanishëm përçarës mes demokratëve. Nga përçarja dhe konflikti i brendshëm mes demokratëve dëmtohet Partia Demokratike dhe përfiton vetëm regjimi i Edi Ramës.
2. Kryesia e Partisë bën thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të çdo iniciative dhe procesi të njëanshëm, që është duke u kryer në bazën e partisë, sepse përbëjnë akte përçarëse mes demokratëve. Kjo do të konsiderohej si shprehje vullneti për fillimin e procesit të bashkimit.
3. Kryesia e Partisë shpall vullnetin e saj për të bërë gjithçka në funksion të bashkimit dhe fton zyrtarisht në bisedime kolegët e palës tjetër. Për këtë qëllim krijohet një grup pune me pjesëmarrjen e anëtarëve të Kryesisë, Grupit Parlamentar dhe Kolegjit të Kryetarëve, duke ftuar që pjesë e këtij grupi pune ti’ bashkohen në numër të barabartë edhe përfaqësues të kolegëve të palës tjetër. Për konkretizimin e kësaj formule ngarkohet Kryetari i komanduar i PDSH.

DEBATET E PLOTA:

Enkelejd Alibeaj: Patëm mbledhje me sekretariatin e partisë për të diskutuar në lidhje me situatën në parti. Së pari për nesër kemi paraqitur mocion me debat. Është nga shenjat e luftës opozitare. Një nga dekretimet ku duhet të ecën partia, është lufta opozitare në parlament e sinqertë dhe e plotë. Së dyti, kemi situatën tonë ku jemi. Për qëndrimin e metejshëm. Pesha për secilin është e madhe. Por duhet që të gjithë bashkë të mendojmë se cilat duhet të jenë hapat, të matur, të sigurtë.

Helidon Bushati: Jemi këtu për të mirën e PD. Ne që jemi këtu dhe ata që nuk janë, por shpresoj të jenë. Bashkimi është kryefjala e retorikës dhe e vlerave tona politike. Duhen akte konkrete për këtë. Debat konstruktiv që objektiv të jetë bashkimi, pa përjashtuar asnjë. Xhesti i parë do të ishte heqja e dyerve të blinduara. Nuk e kam unë vetëm këtë mendim. Duhet të kthehemi në normalitet. Pa hyrë ishte mirë apo keq, duhet të hiqen. Hap i parë për bashkimin. Vetëm të bashkuar mund të jemi konkurues në zgjedhjet e ardhshme, lokalet janë më të afërta.

Xhelal Mziu: Jemi në një situatë jo të mirë, por në kohë të volitshme për t’i paraprirë zgjedhjeve të 2023. Rezultati i datës 6 foli për shumicë në anën tjetër. As ne as ata nuk bëjmë dot pa njëri-tjetrin. Nëse kemi zgjedhjet 2023 në eforizëm, do të ishte vrastare për PD-në. Duhet të gjejmë mënyrën për t’u bashkuar. Nuk e gjykojmë që data 30 prill është zgjidhje. Nuk është normale që të bëjmë karshillik njëri-tjetrit. Ne kemi potencialin e nevojshëm për të gjetur një zgjidhje. Zgjidhja gjendet duke pasur një komision të përbashkët. Foltorja ka nisur organizimin në të gjitha degët. Nëse vazhdojmë kështu, do të vazhdojmë të mbetemi minorancë dhe të papërfaquësuar dhe pastaj na rroftë sigla e PD. Pra ky grup i përbashkët të garantojë që nuk ka vend për triumfalizëm.

Jemin Gjana: Qendrimi im përfundimtar në këtë mbledhje është ky: t’u kthehemi qendrimeve të mëparshme të 9 shtatorit, 18 dhjetorit, 8 janarit. T’i mbajmë ose t’i rrëzojmë. Pastaj të shohim a shkohet në negociata. Nëse gjithmonë, gjënë e vendosim ne këtu dhe nuk ka skenarë të tjera.

Enkelejd Alibeaj: Jo. Nuk ka asnjë lloj skenari. Me aq informacion sa ka.

Ervin Salianji: Të ndërtojmë një grup dhe zgjidhje që e bën bashkimin funksional për të gjithë ku të gjithë mund të përfaqësohen si ngjyrime.

Ervin Salianji-Enkelejd Alibeajt: Duhet thërritur Keshilli Kombëtar që të japë legjitimitetin formal.

Ervin Salianji: Të hiqen dyert e hekurit, të tregojmë me simbolikë hapjen e partisë.

Gazment Bardhi: Dyert janë të hapur

Ervin Salianji: Dyert e hekurit që as nuk preken me dore ta shpifin, t’i heqim

Gazment Bardhi: Së pari lidhur me blindimin e PD-se, dyert janë të hapura, dhe janë çështje të administratës. S’ja vlen të merremi në kryesi me këtë. Se dyti per zgjedhjet e vitit 2023. Ështe propozuar me idenë qe do pranohej nga te dy palet, duke bërë zgjedhje të bashkuar. Jam dakord edhe unë që të dalim me mesazh për bashkimin.

Jemin Gjana: Më vjen keq se je edhe familje e madhe e bushatllinjve dhe merresh me dyert e blinduara dhe nuk merresh me gjera me të rëndësishme.

Helidon Bushati: Mos me cito dhe sidomos mos përmend familjen. Jep mendimin tënd, por mos me cito dhe mos bëj interpretime të opinionit tim.

Tomor Alizoti: Ne duhet të unifikohemi përmes akteve. Partia është garë, nuk sh,angim dot asnjë kandidat. Unë do të doja që demokratët të zgjidhnin të ardhmen, por këtë nuk e vendos unë. Këto ishin ato që thashë unë, duhet të heqim dyert e blinduara dhe të futemi në një garë. Duhet të futemi në garë dhe të hapemi me njëri-tjetrin. U thashë të zhbëhen aktet, të rikthehen në parti të pezulluarit e të përjashtuarit. E pritën me buzëqeshje, tani të shohim. Nuk jam kontaktuar nga Komisioni i Rithemelimit të PD.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Alibeaj: Presim sinjalin nga Rithemelimi, skepticizmi i përket të shkuarës

PD ngre grup, fton Komisionin në dialog: Ejani të bisedojmë, shamngni gjuhën e urrejtjes

Salianji del nga mbledhja: Të nisë bashkimi! Asnjë propozim për emra konkretë

Alizoti: U thashë ktheni Berishën e të përjashtuarit në parti, e pritën me të qeshur

Salianji: Blindi ta shpif! Thirrni Këshillin Kombëtar. Bardhi: Dalim me mesazh për bashkim

Gjana sherr me Bushatin: S’të shkon të vish me propozime për heqje dyersh!

Debat në PD, Alibeaj: Të qëndrojmë bashkë, nesër kemi debat e luftë Opozitare

Mbledhja në PD, Mziu: Mos t’i bëjmë karshillëk njëri-tjetrit

Zbardhen debatet në PD, Bushati: Ta zhveshim godinën nga fortifikimi!

 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike kryesia e pd 23 mars 2022 partia demokratike kryesia e pd 23 mars 2022 partia demokratike

Sondazh

Poll