Aktualitet

Aksident në Fushë Krujë, 1 viktimë e 2 të plagosur rëndë, shoferi u bllokua 1 orë në mjet

23 Mars 2022, 19:55 Nga DOSJA
Aksident në Fushë Krujë, 1 viktimë e 2 të plagosur

FUSHË KRUJË– Një person ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë janë në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në aksin Fushë Krujë-Milot, në afërsi të fshatit Derven. Sipas njoftimit të policisë, dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, konkretisht një makinë tip ‘Benz’ me targë AA 385 TL’, një ‘Golf’ me targa ‘AB 700 XG’ .

Fillimisht u nxorrën nga mjetet dy persona që ishin të plagosur rëndë dhe vetëm pas një orem e ndihmën e zjarrfikëses u arrit të bëhej e mundur dhe nxjerrja e drejtuesit të një prej mjeteve, Dervish Allamani. Ky i fundit u nis bashkë me dy të plagosurit e tjerë drejt Traumës, por nuk arriti të mbijetonte dhe ndërroi jetë. Dy të tjerët janë ende në gjendje të rëndë.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, por paraprakisht raportohet të ketë qenë shpejtësia me të cilën udhëtonin mjetet dhe një parakalim i gabuar.

NJOFTIMI I POLICISË: Në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin D. A., është përplasur me automjetin me drejtues ende të paidentifikuar. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i automjeti D. A., i cili ndodhet në spitalin e traumës nën kujdesin e mjekëve. Forcat e Policisë bashkë me forcat e zjarrfikses po nxjerrin 3 të lënduarit e tjerë nga automjetet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e aksidentit. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Aksidenti në Fushë Krujë, vdes tek Trauma një nga të plagosurit

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne fushe kruje fushe kruje-milot aksident ne fushe kruje fushe kruje-milot

Sondazh

Poll