Bota

E FORTË! Zelenskyy: Samiti do ekspozojë kush është mik dhe kush na tradhtoi për para

24 Mars 2022, 06:40 Nga DOSJA
E FORTË! Zelenskyy: Samiti do ekspozojë kush është mik dhe

UKRAINË– Presidenti i Ukrainës Volodymr Zelenskyy paralajmëroi liderët perëndimorë që takohen në Bruksel se Rusia po ushtron fuqinë e saj ekonomike për të ndaluar aleatët e Ukrainës që të ndërhyjnë në luftë.

“Ne e dimë se rusët tashmë kanë filluar të lobojnë për interesat e tyre. Këto janë interesat e luftës. Ne e dimë se ata po punojnë me disa partnerë,” tha Zelensky përpara samiteve të G7, NATO-s dhe Bashkimit Evropian që do të mbahen në Bruksel sot.

“Pozicioni ynë i vendosur do të përfaqësohet në këto tre samite. Në këto tre samite do të shohim: kush është mik, kush është partner dhe kush na tradhtoi për para”.- tha ai, raporton Skynews.

Rreth 40% e Evropës furnizohet me gaz rus. Udhëheqësit evropianë kanë kërkuar burime alternative të energjisë teksa kërkojnë sanksione ndaj Moskës. Zelensky do t’i drejtohet samitit të NATO-s përmes lidhjes video dhe pritet të bëjë thirrje për armatim më të avancuar, duke përfshirë sistemet e avionëve dhe anti-ajror.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 24 Mars 2022, 06:09

Një muaj LUFTË! Si nisi tragjedia në Ukrainë

Pështatur nga The GuardianMë 24 shkurt, pak para se të zbardhte agimi në Moskë, Vladimir Putin bëri fjalimin e fundit në një seri fjalimesh televizive. Paraqitj...