Bota

Konfirmimi i KFOR-it: Droni që ra në Mitrovicë ishte i yni, pësoi defekt teknik

23 Mars 2022, 17:53 Nga DOSJA
Konfirmimi i KFOR-it: Droni që ra në Mitrovicë ishte i yni,

KOSOVË– KFOR ka konfirmuar për Gazetën Express se droni që ra në oborrin e një shpënie private në Mitrovicë është i tyre.

Sipas tyre, arsyeja e rrëzimit të dronit ishte një defekt teknik gjë që bëri që droni të mos funksiononte dhe informoi se ka nisur hetimet për këtë incident.

KFOR konfirmon se një nga dronët e tij ra në një kopsht privat në zonën e Mitrovicës, si pasojë e mosfunksionimit. Droni nuk ka shkaktuar lëndime në njerëz apo dëme materiale dhe është tërhequr nga Forca Policore e Kosovës menjëherë pas rënies së tij”.-thuhet në deklaratë.

KFOR tha se në momentin e rënies, droni ishte duke kryer një mision rutinë monitorimi në kuadër të aktiviteteve që kanë për synim krijimin e një mjedis të sigurt.

KFOR-i dëshiron të falënderojë popullatën lokale për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin; dhe për kontaktimin e menjëhershëm të autoriteteve kosovare, duke bërë të mundur marrjen e menjëhershme të dronit dhe për të mos krijuar shqetësime të shkaktuar nga incidenti”.-përfundon njoftimi.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni kfor rrezohet droni ne mitrovice kfor rrezohet droni ne mitrovice

Sondazh

Poll