Aktualitet

U shkarkua sot nga Rama, motivacioni që largoi Enton Duron. A është përfshirë hetimi tatimor?

10 Korrik 2019, 19:08 Nga DOSJA
U shkarkua sot nga Rama, motivacioni që largoi Enton Duron. A

TIRANË- Me propozim të Anila Denajt dhe me vendim të Këshillit të Ministrave është shkarkuar sot nga detyra kreu i Tatimeve Enton Duro. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ky nuk është një shkarkim si gjithë të tjerët, por ka një prapavijë.

Përveç humbjes së punës, Enton Duro mund të rrëzikojë dhe burgun, pasi për të mund të ketë një kallëzim në prokurori. Të njëjtat burime shtojnë për Dosja.al se shkarkimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve ka ardhur si rezultat i mospërbushjes së detyrave, funksionit dhe përgjegjësive të tij si titullar i këtij institucioni.

Kjo gjë thonë burime ka sjellë për pasojë mosrealizimin dhe në mënyrë të vazhdueshme të planit mujor të të ardhurave, përkeqësimin e situatës së respektimit të detyrimeve ligjore tatimore të tatimpaguesve si dhe të paaftësisë për të marrë masat e duhura për ndryshimin e situatës.

Më tej shtohet se për të ka materiale hetimore, pasi ai është denoncuar nga vartës së tij dhe çështja e shkarkimit mund të përfundojë në prokurori. Por nëse çështja shkon në organin e akuzës, nëse vërtetohen të gjitha akuzat kundër tij, Enton Duro mund të përfundojë dhe i burgosur.

Kujtojmë se Duro është shkarkuar me një vendim të Këshillit të Ministrave. Qeveria ka deleguar ministrinë e financave për të gjetur zëvendësuesin e tij.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet drejtori i tatimeve enton duro shkarkohet enton duro drejtori i tatimeve enton duro shkarkohet enton duro

Sondazh

Poll