Aktualitet

Deportimi i Ruhan Hirajt, flet avokati: Nuk e vrau ai efektivin në Lazarat, ja alibia që e shpëton

10 Korrik 2019, 15:16 Nga DOSJA
Deportimi i Ruhan Hirajt, flet avokati: Nuk e vrau ai efektivin në Lazarat,

TIRANË– Pas depërtimit nga SHBA-të të Ruhan Hirajt, një prej anëtarëve të grupit kriminal të Lazaratit, që akuzohet se vrau efektivin e policisë, Ibrahim Bashën, flet avokati i tij.

Në një konferencë për mediat, avokati Bashkim Nikolla ka treguar se në tre vite hetime nuk kishte asnjë provë se Hiraj kishte marrë pjesë në vrasjen e efektivit të RENEA-s, duke treguar edhe alibinë e tij.

“Nuk është ai vrasësi. Nuk ka marrë kurrë pjesë në një organizatë kriminale. Nuk kemi provë konkrete edhe pse ka tre vite hetim. Nuk ka motiv dhe nuk vërtetohet se ata janë vrasësit. Kush ka patur motiv nga ata që të vrasin një punonjës shtetit? Kurrësesi. Hiraj ka qënë në Tiranë me familjen e tij në 9 të mëngjesit, kurse ngjarja ka ndodhur në 10. Ishte 300 km larg,”-tha avokati Nikolla.

Gjithashtu në fjalën e tij Nikolla tha se Hiraj ishte vetëdorëzuar dhe se kishte ardhur me vullnetin e tij të plotë nga SHBA-të pasi besonte në pafajësinë e tij.

Ne na lehtëson edhe ardhja e tij me vullnet të lirë. Lufta për pafajësi nuk është e lehtë por ne do t’ja dalim. Ndaj tij është ushtruar dhunë psiqike dhe psikologjike. Janë bërë një sërë shkeljesh ndaj tij. Mendoj se ajo ngjarje ka shumë faktorë sepse më parë u ndërhy në Lazarat dhe nuk ndodhi asgjë. Pse ndodhi kësaj here? Përse duhet të shihet si delja e zezë ai fshat kur është pjesë e Republikës së Shqipërisë? Nesër e tutje do të vazhdojmë përpjekjet për të realizuar atë që na takon,”-e mbylli avokati.

Ruhan Hiraj 22 vjeç, banues në Lazarat është depërtuar sot nga SHBA. Dyshohet se Hiraj mori pjesë në vrasjen e efektivit më 26 qershor 2015 gjatë një aksioni të forcave RENEA në Lazarat.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkim nikolla ruhan hiraj bashkim nikolla ruhan hiraj

Sondazh

Poll