Aktualitet

Vdes një tjetër shqiptar në burgun grek, Policia fsheh ngjarjen

10 Korrik 2019, 15:49 Nga DOSJA
Vdes një tjetër shqiptar në burgun grek, Policia fsheh ngjarjen

GREQI- Një tjetër shqiptar ka humbur jetën në burgjet e Greqisë duke e quajtur në gjashtë bilancin e të vdekurve. Kjo ngjarje është mbajtur e fshehtë nga autoritet dhe mediat vendase, edhe pse ka ndodhur që të shtunën e kaluar.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se bëhet fjalë për një shqiptar të moshës 60-vjeçare nga qyteti i Fierit. Madje familja e tij ka tërhequr trupin e të ndjerit dhe e ka varrosur në Shqipëri.

Ende mbetet mister arsyeja e vdekjes së 60-vjeçarit shqiptar, ndërkohë që nuk ka asnjë reagim edhe nga shteti shqiptar.

Vdekja në burgun e Patrës paraprihet nga disa të tjera në institucionin e dënimit në Koridallos, ku kanë humbur jetën disa shqiptarë. Ata janë vrarë nga disa të dënuar të tjerë, por edhe për ta nuk ka asnjë reagim nga institucionet shqiptare.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet burgu grek burgu i patras vdes 60 vjeçari shqiptar vdes shqiptari burgu grek burgu i patras vdes 60 vjeçari shqiptar vdes shqiptari

Sondazh

Poll