Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Pogradec, shkon në shtatë numri i të plagosurve

10 Korrik 2019, 18:33 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Pogradec, shkon

KORÇË- Një aksident i rëndë është shënuar këtë mbrëmje në aksin rrugorë Korçë-Pogradec. Sipas informacione mësohet se një automjet ka dalë nga rruga, ndërsa kanë mbetur 7 persona të plagosur.

Të gjithë të plagosurit janë të rinj të moshës 30-35 vjeç, të cilët udhëtonin të gjithë në të njëjtin mjet. Dy prej tyre është plagosur rëndë, ndërsa 5 të tjerë kanë marrë dëmtime dhe fraktura por janë jashtë rrezikut.

Ata udhëtonin nga Kalivaci në drejtim të Pogradecit, ndërsa shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë moti i keq.

Stuhitë e verës kanë goditur vendin gjatë natës. Përveç problemeve me energjinë elektrike, aksidente të shumta janë shkaktuar prej lagështirës në rrugë. Pas atij në Librazhd, një tjetër u shkaktua në autostradën Rrogozhinë-Kavajë, ku dy persona mbetën të plagosur.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 8 te plagosur ne pogradec aksident ne korce aksident në pogradec 8 te plagosur ne pogradec aksident ne korce aksident në pogradec

Sondazh

Poll