Aktualitet

Humb kontrollin nga shiu, aksidentohet makina e ambasadës ruse në Librazhd, lëndohet shoferi dhe çifti i diplomatëve

10 Korrik 2019, 15:56 Nga DOSJA
Humb kontrollin nga shiu, aksidentohet makina e ambasadës ruse në

LIBRAZHD- Një aksident ka ndodhur sot në Librazhd, ku është përfshirë makina e ambasadës ruse.

Aksidenti ka ndodhur tek kthesa e Murrashit, ku edhe mjeti tip “Benz” i diplomatëve rus ka humbur kontrollin.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se tre persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë shoferi i makinës dhe dy punonjës së trupës diplomatike, të cilët janë identifikuar si: Besnik Gora, 25 vjeç dhe bashkëshortët Nikharin e Darja Kruchinina, të dy 35 vjeçarë.

Drejtuesi i makinës ka pësuar një frakturë në dorë, po ashtu edhe diplomati, ndërsa bashkëshortja e tij ka dëmtime në gjoks.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të lagështirës në rrugë për shkak të reshjeve të shiut.

Stuhitë e verës kanë goditur vendin gjatë natës. Përveç problemeve me energjinë elektrike, aksidente të shumta janë shkaktuar prej lagështirës në rrugë. Pas atij në Librazhd, një tjetër u shkaktua në autostradën Rrogozhinë-Kavajë, ku dy persona mbetën të plagosur.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne librazhd ambasada ruse moti i keq plagose punonjesi i ambasades aksident ne librazhd ambasada ruse moti i keq plagose punonjesi i ambasades

Sondazh

Poll