Aktualitet

Pelikanët në Prespë/Drejtori i Shërbimit Veterinar: E gjithë zona në karantinë! Presim (VD)

23 Mars 2022, 10:27 Nga DOSJA
Pelikanët në Prespë/Drejtori i Shërbimit Veterinar: E

KORÇË– Tre pelikanë kaçurrelë, të cilët u gjetën pak ditë më parë të ngordhur në ujërat e liqenit të Prespës së Vogël, por sipas Ministrisë së Bujqësisë, vetëm një prej tyre rezultoi pozitiv me gripin e shpendëve. Fatmir Ozuni, drejtori rajonal i shërbimit veterinar Korçë, në një prononcim për Syri.net, tha se në qarkun e Korçës deri më tani nuk është shfaqur asnjë rast i influencës aviare.

“Ka një rast të diagnostikuar të pelikanit kaçurrel në liqenin e Prespës së Vogël. Sipas analizave të kryera, ky shpend ka rezultuar i prekur nga gripi i shpendëve. E gjithë zona përreth është shpallur zonë risku, duke krijuar kështu kushtet e karantinimit. Në përditshmëri jemi në komunikim me fermerët e kësaj zone, si dhe janë kryer analiza të shpendëve në këtë zonë dhe jemi në pritje të përgjigjeve. Masat konkrete që ne kemi marrë si drejtori janë: shpallja zonë risku, kemi ndaluar futjen dhe daljen e shpendëve nga oborri. Në bazë të njohurive të mia, ka mundësi që shkalla e infeksionit të rritet në rast se nuk merren masa.Ne po përpiqemi në maksimum që kjo të mos ndodhë,”- tha ai.

Ndërkohë, në fshatin Zagradeç, një prej fshatrave buzë liqenit, një pjesë e banorëve kanë nxituar për t’i vaksinuar shpendët, ndërsa autoritetet kanë zbarkuar për të marrë dhe analiza, për të kontrolluar kështu edhe përhapjen e mundshmë të gripit në zonë. Po ashtu, raportohet se grupe të shumta kontrolli janë ngritur në terren për të monitoruar situatën, ndërkohë që priten analizat e pulave të ngordhura dhe në Divjakë e Lushnje, për të vlerësuar nëse edhe kjo zonë është e prekur nga infeksioni.

LAJMI KRYESOR: Vijon groposja e pulave të ngordhura në Durrës, shfaqet tjetër vatër në Dibër, AKU hesht

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet fatmir ozuni gripi i shpendeve ne shqiperi fatmir ozuni gripi i shpendeve ne shqiperi

Sondazh

Poll