Aktualitet

Gripi i shpendëve/ Heshtja 5 javore e AKU-së, institucionit që ligji i ngarkon menaxhimin

23 Mars 2022, 10:12 Nga DOSJA
Gripi i shpendëve/ Heshtja 5 javore e AKU-së, institucionit që

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është në dijeni prej më shumë se 5 javësh për rrezikshmërinë e nënprodukteve të pulës në vend dhe sëmundjes së gripit të shpendëve.

Këtë e kanë deklaruar përfaqësues të Autoritetit për Gazetasi.al, duke thënë se nisur nga rastet në Europë dhe sipas aktivitetit të inspektimit, “prej më shumë se 5 javësh, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit zhvillon kontrolle dhe monitorime të tregut, dyqane shitje mishi, markete e supermarkete për mishin e pulës”. Por, sipas tyre nuk janë gjendur raste problematike, në dokumentacion, etiketim dhe kushte ruajtje.

Gjatë të martës së 16 marsit doli lajmi se mbi 500 mijë pula kishin ngordhur pa arsye të qarta në tre pulari në Durrës. Atëherë, Ministria e Bujqësisë reagoi me vonesë, duke thënë se është vetëm një laringotrakeit infektiv dhe tre ditë më vonë konfirmoi praninë e gripit të shpendëve, influencës aviare. Por mesa duket, “vonesa” ka qenë më shumë se një muaj. Informacioni doli nga vetë kompanitë private, pas një heshtje nga institucionet përgjegjëse dhe pushtetit vendor.

AKU tha për Gazetasi.al se po monitoron masat e marra nga shërbimi veterinar duke garantuar konsumatorin për produktet e nxjerra në treg dhe sigurinë ushqimore. Por, informimi nga ky autoritet drejt konsumatorëve mungon, minimumi që duhet të bëjnë janë rrjetet sociale.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është i vetmi institucion në vend që e ka për detyrë të sigurojë shëndetin e njerëzve si edhe interesat e konsumatorit. Një ndër 7 pikat e përcaktuara në ligj nënvizon se AKU duhet të dërgojë informacion edhe te konsumatori.

Pra, ku institucion vendos për sigurinë dhe jo vetëm e garanton dhe monitoron.

Në ligjin “’PËR USHQIMIN’ Nr.9863, datë 28.1.2008”, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ngarkohet dhe me menaxhimin e riskut, kur bëhet fjalë për situata që mund të rrezikojnë konsumatorët, bashkë me Ministrinë e Bujqësisë. Por, me vendimin e të premtes së 19 marsit, Ministria njoftoi për ngritjen e një qendre të menaxhimit të riskut, duke e larguar AKU-në nga kjo përgjegjësi.

Autoriteti siguron konsumatorët se ushqimet me origjinë shpendore në treg janë brenda standardeve të gjurmueshmërisë dhe janë të verifikuara nga inspektorët, por rithekson se nuk ka prova epidemiologjike që ky virus mund të transmetohet tek njerëzit përmes ushqimit (shpendëve e vezëve).

Silva Bino, shefe e Shërbimit të Epidemiologjisë në ISHP, tha për Gazetasi.al se rreziku që ky grip të kalojë tek njerëzit ekziston, por në aq testime se ky autoritet ka bërë nuk e kanë konstatuar ende. Pra, influenca aviare mund të kalojë tek njerëzit nëpërmjet kontaktit me shpendët e infektuar ose konsumimi i mishit dhe vezëve të tyre, nëse nuk trajtohen me nxehtësinë e duhur, 70 gradë celsius. Forma të lehta të gripit të shpendëve janë shfaqur në Rusi, tek ata që kanë punuar me shpendët e infektuar.

Një tjetër detyrim ligjor i AKU-së është publikimi i emrave të kompanive në raste të rrezikshmërisë së produkteve për konsumatorët. Këtë pyetje Gazetasi.al ia drejtoi AKU-së, ndërsa nuk dha asnjë përgjigje./GazetaSi

LAJMI KRYESOR: Vijon groposja e pulave të ngordhura në Durrës, shfaqet tjetër vatër në Dibër, AKU hesht

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aku gripi i shpendeve ne shqiperi aku gripi i shpendeve ne shqiperi

Sondazh

Poll