Bota

Nuk ka marrëveshje por Kurti ofron disa ide se si mund të votojnë serbët e Kosovës

23 Mars 2022, 12:45 Nga DOSJA
Nuk ka marrëveshje por Kurti ofron disa ide se si mund të votojnë

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka propozuar disa ide se si serbët e Kosovës dhe përgjithësisht diaspora e Serbisë, do të mund të votonin në zgjedhjet 3 Prillit.

Kurti tha se nuk ka vendim të Qeverisë së tij që të ndalohen zgjedhjet nacionale të Serbisë, por thjesht, sipas tij, nuk ka marrëveshje për këtë cështje. Sipas tij, serbët e Kosovës, të cilët kanë nënshtetësi të Serbisë, do të mund të votonin në zyrat në qendër të Prishtinës, të cilat janë të dedikuara si zyrë ndërlidhëse.

“Unë bëj thirrje që ato tri zyrat e zbrazëta, që janë në ndërtesën e Bashkimit Evropian, fare pranë këtij vendi ku po zhvillohet konferenca jonë për medie, të funksionalizohen, të operacionalizohet me zyrtarët nga Beogradi dhe në këtë mënyrë do të paraqiste një adresë të mirë për qytetarët serbë të Kosovës, që kanë nënshtetësi e Republikës së Serbisë”, ka thënë Kurti.

Ai shtoi se autoritetet serbe do të duhet ta lejojnë votimin me postë sepse “fundja, edhe ata kanë një diasporë të madhe”.

Ne kemi thënë që është e mundshme të bëhet edhe votimi me postë. Na janë kundërvënë, duke thënë se në Serbi nuk lejohet një gjë e tillë. Unë besoj se edhe Komisioni Qendror Zgjedhor në Serbi, edhe ligji atje – përkatësisht Kuvendi, do të duhej ta shqyrtonin mundësinë që t’ua bëjnë të mundshme serbëve, që të votojnë me postë”, -thoi ai.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti aleksander vucic zgjedhjet në serbi albin kurti aleksander vucic zgjedhjet në serbi

Sondazh

Poll