Bota

‘Irpin tani 80% nën kontrollin e Ukrainës’, kryebashkiaku ukrainas jep lajmin e mirë

23 Mars 2022, 12:28 Nga DOSJA
‘Irpin tani 80% nën kontrollin e Ukrainës’, kryebashkiaku

UKRAINË- Kryebashkiak i periferisë së Kievit, Irpin, Oleksandr Markushyn, tha se forcat e armatosura, mbrojtja territoriale dhe policia ukrainase “kanë 80% të qytetit tonë nën kontroll”.

Qyteti ynë po granatohet vazhdimisht nga sistemet GRAD. Shumë masivisht. Ata po godasin zonën e banimit, ndërtesat shumëkatëshe.”-tha ai.

Pavarësisht evakuimeve masive në javët e fundit, Markushyn, i cili tha se shtëpia e tij ishte shkatërruar të mërkurën, vlerësoi se deri në 6,000 njerëz janë ende në Irpin dhe se grupe të vogla po evakuohen çdo ditë.

Rreth 4,000 njerëz nuk duan të largohen fare nga qyteti. Ne i ndihmojmë ata me ushqime dhe furnizime mjekësore,” shtoi ai.

Policia kombëtare tha të mërkurën se po rifillojnë punën në Irpin, pjesa më e madhe e së cilës ishte e pushtuar nga forcat ruse. Ishte një tjetër shenjë e mundshme që forcat ukrainase të sigurisë po rifitojnë territorin rreth kryeqytetit të Kievit.

Irpin, një periferi e vendosur në veriperëndim të Kievit, ka parë javë të tëra luftimesh të ashpra dhe granatime të rënda që nga fillimi i pushtimit rus gati katër javë më parë.

LAJMI KRYESOR: 28 ditë luftë/ Kërkohet dëbimi i Rusisë nga G20! 100 mijë ukrainas të bllokuar në Mariupol

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi oleksandr markushyn lufta ukraine-rusi oleksandr markushyn

Sondazh

Poll