Bota

Dmitry Peskov: Çdo kontakt i mundshëm midis ushtrisë ruse dhe NATO-s është i rrezikshëm

23 Mars 2022, 12:29 Nga DOSJA
Dmitry Peskov: Çdo kontakt i mundshëm midis ushtrisë ruse dhe

UKRAINË- Misioni i paqeruajtës i NATO-s në Ukrainë shihet si një mision “jashtëzakonisht i rrezikshëm” nga Rusia. Sipas CNN, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, ka thën se çdo kontakt mes Ushtrisë ruse dhe të Natos-s mund të jet i rrezikshëm.

“Çdo kontakt i mundshëm midis ushtrisë sonë dhe ushtrisë së NATO-s mund të çojë në pasoja mjaft të kuptueshme që janë të vështira për t’u riparuar”- tha Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Javën e kaluar, zëvendëskryeministri i Polonisë Jaroslaw Kaczynski bëri thirrje për dërgimin e një misioni paqeruajtës ndërkombëtar në Ukrainë pas një takimi me krerët e Polonisë, Sllovenisë, Republikës Çeke dhe Ukrainës.

Polonia planifikon të paraqesë propozimin e saj për një mision paqeruajtës në Ukrainë në një samit të NATO-s në Bruksel të enjten.

Ambasadori polak në Shtetet e Bashkuara, Marek Magierowski, i tha së fundmi Jake Tapper gazetarë i CNN se NATO duhet të marrë në konsideratë të gjitha mundësitë në Ukrainë për të dërguar një sinjal shumë të qartë në Rusi.

Magierowski tha se çdo mision paqeruajtës do të zhvillohet pa vendosur Rusinë në konfrontim të drejtpërdrejtë ushtarak, sepse ky nuk është qëllimi.

LAJMI KRYESOR: 28 ditë luftë/ Kërkohet dëbimi i Rusisë nga G20! 100 mijë ukrainas të bllokuar në Mariupol

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dmitry peskov lufta ukraine-rusi dmitry peskov lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll