Bota

Rusia ka humbur 15,600 ushtarë që nga fillimi i luftës

23 Mars 2022, 12:25 Nga DOSJA
Rusia ka humbur 15,600 ushtarë që nga fillimi i luftës

UKRAINË-Qeveria ukrainase ka njoftuar se Rusia ka humbur 15,600 ushtarë rusë që nga dita e parë e nisjes së luftës më 24 shkurt. Sipas Sky News, autoritetet vendase kanë thënë gjithashtu se forcat e armatosura ruse kanë humbur tani 517 tanke dhe 1,578 automjete të blinduara. Shifrat e dhëna nga zyrtarët ukrainas nuk mund të verifikohen nga Sky News. Këtë muaj, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendoi se 498 nga trupat e saj ishin vrarë në Ukrainë dhe 1,597 të tjerë u plagosën.

Information on Russian invasion

Losses of the Russian armed forces in Ukraine, March 23 pic.tëitter.com/Z4OUuUuc1G

— MFA of Ukraine ?? (@MFA_Ukraine) March 23, 2022

Hera e parë që Kremlini kishte dhënë një shifër për viktimat e tij që nga 24 shkurti. Por këmbënguli se një shifër prej më shumë se 9,000 që supozohej se u zbulua këtë javë ishte e pasaktë.

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll