Bota

Zelenskyy i kërkon Japonisë të rrisë presionin e sanksioneve ndaj Rusisë

23 Mars 2022, 11:28 Nga DOSJA
Zelenskyy i kërkon Japonisë të rrisë presionin e sanksioneve

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i kërkoi Japonisë të mërkurën (23 mars) të rrisë presionin e sanksioneve ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

“As Kombet e Bashkuara dhe as Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk kanë funksionuar. Nevojiten reforma. Ne kemi nevojë për një mjet për të garantuar paraprakisht sigurinë globale. Organizatat ndërkombëtare ekzistuese nuk funksionojnë për këtë qëllim, kështu që ne duhet të zhvillojmë një mjet të ri parandalues ​​që mund të ndalojë në fakt pushtimet,”-tha Zelenskyy.

Sipas The Straits Times, Japonia ka vendosur sanksione ndaj 76 individëve, shtatë bankave dhe 12 organeve të tjera në Rusi të cilat i përkasin zyrtarëve të mbrojtjes dhe eksportuesve shtetëror të armëve Rosoboronexport.  Përmes një takimi virtual me parlamentin në Tokio, Zelenskyy falenderoi Japoninë për udhëheqjen e vendeve aziatike në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

“Unë kërkoj nga ju që të vazhdoni të vendosni sanksione. Le të bëjmë përpjekje për të siguruar që Rusia do të dëshirojë dhe do të kërkojë paqe. Duhet të vendosen embargo tregtare ndaj Rusisë për të ndaluar cunamin e pushtimit kundër Ukrainës,”-tha Zelenskyy.

Zelenskyy iu drejtua Japonisë ku i rikujtoi katastrofën bërthamore në Fukushimë në vitin 2011 dhe paralajmëroi se sulmet ruse mund të fillojnë edhe në ndaj centralit bërthamorë trë Çernobilit.

“Në krye të reaktorëve të shkatërruar janë… objektet aktive të përpunimit të materialeve bërthamore. Rusia e ktheu atë në një zonë lufte,”-tha ai, duke paralajmëruar se do të duheshin vite për të vlerësuar dëmet mjedisore në Çernobil pas pushtimit rus.

Duke kërkuar të forcojë mbështetjen për vendin e tij, Zelenskyy ju është drejtuar ligjvënësve në mbarë botën, dhe do të flasë në parlamentin francez më vonë gjatë ditës. Ai është ftuar gjithashtu për të folur në një samit të NATO-s të enjten.

LAJMI KRYESOR: 28 ditë luftë/ Kërkohet dëbimi i Rusisë nga G20! 100 mijë ukrainas të bllokuar në Mariupol

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskiyy lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskiyy

Sondazh

Poll