Bota

Zelenskyy thotë fjalën e fundit: Pilotë rusë, ju do paguani për këtë që po bëni

23 Mars 2022, 09:33 Nga DOSJA
Zelenskyy thotë fjalën e fundit: Pilotë rusë, ju do paguani

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ka thënë sot se pilotët e Forcave Ajrore ruse që operojnë në vendin e tij do të përballen me drejtësisësin dhe do të mbajnë përgjegjësi. Gjithashtu theksoi se bisedimet e paqes me Rusinë për t’i dhënë fund luftës ishin të vështira dhe ndonjëherë të shënuara nga konfrontime intensive, por shtoi se “ne po ecim përpara hap pas hapi”.

Sipas Fourals, Zelenskyy, iu referua pilotit të një avioni luftarak rus të rrëzuar nga forcat ukrainase në Mariupol, ndërsa ai gjithashtu tha se të vrasësh civilë është një krim, dhe se rusët do të ndëshkohen së shpejti.

“Ju do të paguani për këtë që po bëni, në një mënyrë ose në një tjetër. Sot apo nesër, nuk ka shumë rëndësi. E rëndësishme është që është e pashmangshme. Kjo do t’i ndodhë kujtdo që vret njerëzit tanë, njerëzit tanë paqësorë në vendin tonë paqësor. Pilotët rusë nuk duket se e kuptojnë rëndësinë e urdhrave që ata kryejnë. Vrasja e civilëve është një krim,”-tha Zelenskyy. Qeveria ukrainase pretendon se forcat e saj kanë rrëzuar rreth 100 luftëtarë dhe bombardues rusë që nga fillimi i pushtimit, të cilin Kremlini e quan një “operacion special ushtarak”, pothuajse katër javë më parë.

LAJMI KRYESOR: 28 ditë luftë/ Kërkohet dëbimi i Rusisë nga G20! 100 mijë ukrainas të bllokuar në Mariupol

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi volodymyr zelensky lufta ukraine-rusi volodymyr zelensky

Sondazh

Poll

Bota 23 Mars 2022, 08:06

Në Gjermani uji po pakësohet

Dy të tretat e planetit blu janë të mbuluara nga uji, por më pak se tre përqind e ujit është i pijshëm. Përveç kësaj ai është i shpërndarë në mënyrë shum...