‘Më hyri djalli’, 73-vjeçari në Greqi pranon përdhunimin e vajzë së tij të sëmurë
23 Mars 2022, 11:30Nga DOSJA
GREQI- Një rast i rëndë është regjistruar në Greqi ku një 73-vjeçar në Rodos ka pranuar përdhunimin e vajzës së tij 49-vjeçare e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Sipas mediave greke, babai është thirrur sot për të dëshmuar pranë një oficeri të Nëndrejtorit të Sigurimit Rodos dhe sipas informacioneve ka rrëfyer se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij.
“Nuk e di se çfarë ka ndodhur, djalli ka hyrë në mua”.-kanë qenë fjaët e tij të para.
Më 28 shkurt 2022, djali i 73-vjeçarit ka raportuar në nëndrejtorinë e Sigurimit të Rodos se më 26 shkurt 2022, një fqinjë i tyre ka parë motrën e tij me të atit duke kryer marrëdhënie seksuale. Dëshmitari okular i ngjarjes tha në veçanti se mëngjesin e datës 26 shkurt 2022, ai hipi në një kamion dhe pa në shtëpinë ngjitur, konkretisht në gjysmëbodrumin e saj, nga dera e hapur e hyrjes, 73-vjeçarin duke kryer marrëdhënie me të bijën.
Kur burri pa jashtë, tha ai, ngriti pantallonat dhe e çoi vajzën në një dhomë tjetër dhe mbylli derën. Ai doli nga shtëpia 20 minuta më vonë dhe më pas dëshmitari pranoi se e identifikoi 73-vjeçarin.
Fillimisht për të përkujdesej nëna e tyre e cila u nda nga jeta në vitin 2009, e më pas vëllai i saj, ndërsa prindërit e tij janë divorcuar që në vitin 1982 dhe në këtë proces babai i tij është rimartuar. Madje, vëllai i saj zbuloi se motra e tij ishte përdhunuar nga një burrë tjetër 7 vjet më parë në Monte Smith.
Vajza 49-vjeçare, sipas të njëjtave informacione, është ekzaminuar dhe ka konfirmuar përdhunimin nga babai i saj, madje ka thënë se dëshiron të dënohet me burgim të përjetshëm.
(d.a/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
UKRAINË- Ndërkohë që lufta vazhdon qytetarët ukrainas në plazhin Odessa, po këndojnë këngën “Is my life”. Në një video e cila po bën xhiron në rrjet shfaqe...
POLONI-Agjencia e spiunazhit të Polonisë ABW, ka njoftuar sot se kishte identifikuar 45 diplomatë rusë të dyshuar si spiunë dhe se i kishte kërkuar Ministrisë s...
BIRN ka deshifruar një skemë piramidale që mashtron burundianët e dëshpëruar që të paguajnë mijëra euro për garancinë e rreme të hyrjes në Serbi dhe marrjen më ...
RUSI– Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë në një fjalim këtë mëngjes se nëse trupat e NATO-s dërgohen në Ukrainë, pasojat mund të ishin një ko...
UKRAINË- Maria Rodionova, një mësuese 27-vjeçare, një javë më parë u plagos nga një bombë në tetarin e Mariupolit, dhe fatmirësisht i ka mbijetuar p...
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ka thënë sot se pilotët e Forcave Ajrore ruse që operojnë në vendin e tij do të përballen me drejtësisësi...