Bota

Ukraina kërcënon ushtrinë: Çeçenët e vrarë do t’i fusim në lëkurë derri, ashtu do varrosen!

23 Mars 2022, 09:01 Nga DOSJA

UKRAINË- Nënkryetari i bashkisë së qytetit qëndror të Ukrainës, Dnipro, Mykhailo Lysenko ka kërcënuar se do t’i varros ushtrinë myslimane çeçene me në krye presidentin Ramzan Kadyrov. Sipas The world opinion, Mykhailo Lysenko ka ndarë një mesazh të postuar në Telegram.

“Është legjitime. Vendimi është marrë. Të gjithë çeçenët e vrarë në Dnipro do të futen në lëkurë derri dhe do të varrosen ashtu. Falenderojmë fabrikat e mishit të qytetit tonë për mbështetjen dhe do të shohim nëse mund të shkojnë në Parajsë kur të varrosen kështu”- shkruan Lysenko.

Sapo në media dhe në rrjetet sociale dolën informacione për pjesëmarrjen e luftëtarëve çeçenë në operacionet ushtarake ruse kundër Ukrainës, muslimanët ukrainas ishin të parët që reaguan për këtë çështje, duke shprehur kundërshtime të mëdha. Sipas tyre, ata janë pushtues dhe nuk janë të mirëpritur. Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov raportohet se ka udhëtuar në Ukrainë, ku anëtarët e forcave të tij të milicisë së frikshme besohet se po luftojnë përkrah forcave ruse.

LAJMI KRYESOR: 28 ditë luftë/ Kërkohet dëbimi i Rusisë nga G20! 100 mijë ukrainas të bllokuar në Mariupol

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi mykhailo lysenko ushtaret cecen lufta ukraine-rusi mykhailo lysenko ushtaret cecen

Sondazh

Poll

Bota 23 Mars 2022, 08:06

Në Gjermani uji po pakësohet

Dy të tretat e planetit blu janë të mbuluara nga uji, por më pak se tre përqind e ujit është i pijshëm. Përveç kësaj ai është i shpërndarë në mënyrë shum...