Bota

Vuçiç: Kurti s’na lejoi mbajtjen e zgjedhjeve sepse kërkoi të njohim Kosovën

23 Mars 2022, 10:28 Nga DOSJA
Vuçiç: Kurti s’na lejoi mbajtjen e zgjedhjeve sepse

BEOGRAD- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç thotë se vendimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për të mos lejuar serbët në Kosovë të votojnë më 3 prill ka për qëllim “poshtërimin e serbëve”, edhe zvogëlimin e listës zgjedhore (numrin e votave) të tij dhe të Partisë së tij Progresive Serbe. Vuçiç ka thënë për median serbe, Pink TV se pala serbe ka pranuar që një person ndërlidhës t’i drejtohet Qeverisë së Kosovës. Ndërkohë sipas Vuçiç ka mohuar si mundësi që Qeveria e Serbisë t’i drejtohet Qeverisë së Kosovës sepse nëse kjo do të ndodhte do të nënkuptonte njohje si shtet të Kosovës.

Më herët, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se asnjëherë nuk ka pasur për qëllim që të sigurojë njohjen e Kosovës nga Serbia përmes kërkesës së Beogradit zyrtar drejtuar qeverisë së tij për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës më 3 prill.

“Por askush nuk mund të më kërkojë të mos e njoh Republikën e Kosovës, pavarësinë e vendit tonë”,-tha Kurti për shërbimin publik të Kosovës më 22 mars.

Vuçiç, i cili zhvilloi një takim me përfaqësuesit serbë në Beograd, tha se pret që vendet e Kuintos të dënojnë vendimin e autoriteteve të Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe. Sipas Vuçiçit, serbët nga Kosova do të votojnë në zgjedhjet e 3 prillit në disa qytete të Serbisë, siç ishte edhe për referendumin që Serbia e organizoi në fillim të vitit për ndryshimin e Kushtetutës në fushën e drejtësisë.

Zgjedhjet e fundit parlamentare, të cilat Serbia i organizoi në komunitetet serbe në Kosovë, u mbajtën më 21 qershor 2020. Në atë kohë, sipas praktikës së krijuar, misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë ishte duke mbledhur fletëvotimet. Kjo praktikë e mbledhjes së fletëve të votimit është krijuar në vitin 2017 dhe për një gjë të tillë ka pasur leje nga autoritetet e Kosovës.

Marrë nga REL

(j.c.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota aleksander vucic aleksander vucic

Sondazh

Poll