Aktualitet

Gripi i shpendëve, AKU: Produktet e mishit janë të kontrolluara e të sigurta për qytetarët

22 Mars 2022, 18:38 Nga DOSJA
Gripi i shpendëve, AKU: Produktet e mishit janë të kontrolluara e

TIRANË– Autoriteti Kombëtar i Ushqimot ka bërë me dije se produktet dhe nënproduktet e mishit janë kontrolluar dhe janë të sigurta për konsumatorët. Në një njoftim zyrtar bëhet me dije se që prej shfaqjes së rasteve të gripit të shpendëve në vende të ndryshme të Europës, prej disa javësh, AKU ka marrë të gjitha masat, si në terren ashtu edhe në Pikat e Inspektimit Kufitar, në bazë të Planit të Kontigjenceës, të miratuar nga Ministri, për monitorim dhe kontroll të situatës në përmbushje të sigurisë ushqimore dhe garantimin e shëndetit të konsumatorit. Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, Jeta Deda, në terren me inspektorët tha se janë instensifikuar kontrollet që me shfaqjen e parë të rastit të gripit të shpendëve në Shqipëri. Sipas drejtoreshës Jeta Deda, deri tani, nuk është evidetuar asnjë rast problematik, si në dokumentacion ashtu edhe në etiketim të produktit, si dhe kushtet e ruajtjes.

Njoftimi zyrtar

Që prej shfaqjes së rasteve të gripit të shpendëve në vende të ndryshme të Europës, prej disa javësh, AKU ka qenë në gatshmëri dhe kontrolle të vazhdueshme të produkteve në tregjet shqiptare. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë të gjitha masat, si në terren ashtu edhe në Pikat e Inspektimit Kufitar, në bazë të Planit të Kontigjenceës, të miratuar nga Ministri, për monitorim dhe kontroll të situatës në përmbushje të sigurisë ushqimore dhe garantimin e shëndetit të konsumatorit.

Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, Jeta Deda, në terren me inspektorët, ka përcjellë mesazhe sigurie për konsumatorin shqiptar. “Prej 5 javësh monitirohet në mënyrë të vazhdueshme dhe raportohet lidhur me gjetjet nëpër tregje, dyqane mishi për gjurmueshmërinë, dokumentacionin e rregullt, certifikatat veterinare”. Jeta Deda tha se janë instensifikuar kontrollet që me shfaqjen e parë të rastit të gripit të shpendëve në Shqipëri.  Me marrjen e informacionit nga AKVMB,  AKU është në terren për të monitoruar masat e marra nga shërbimi veterinar duke garantuar konsumatorin për produktet e nxjerra në treg dhe sigurinë ushqimore.

Sipas drejtoreshës Jeta Deda, deri tani, nuk është evidetuar asnjë rast problematik, si në dokumentacion ashtu edhe në etiketim të produktit, si dhe kushtet e ruajtjes. AKU siguron konsumatorët se ushqimet me origjinë shpendore në treg janë brenda stadardeve të gjurmueshmërise dhe janë të verifikuara nga inspektorët, të cilët janë në terren. AKU ka ftuar konsumatorët të drejtohen në pikat e certifikuara të shitjes së mishit.

LAJMI KRYESOR: Gripi i shpendëve/ Pulat groposen në Shijak, rrezik dhe në Lushnje, ngordhin 60 krerë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gripi i shpendeve ne shqiperi gripi i shpendeve ne shqiperi

Sondazh

Poll