Aktualitet

VIDEO-I riu qëllon me breshëri drejt furrës në Shkodër, pronari i përgjigjet me 3 plumba

22 Mars 2022, 19:16 Nga DOSJA
VIDEO-I riu qëllon me breshëri drejt furrës në Shkodër,

SHKODËR– Armando Ndreu, 32 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg” është shpallur në kërkim nga PoliCia e Shkodrës pasi akuzohet se këtë mbrëmje ka qëlluar me breshëri plumbash drejt një furri buke në Shkodër. Ngjarja, sipas burimeve zyrtare, raportohet të ketë ndodhur rreth orës 19:40, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër. Autori i ngjarjes, Ndreu rezulton të ketë pasur konflikte të mëparshme me pronarin e furrës së bukës, të identifikuar si Sadet Sala. Dhe këtë mbrëmje, për ‘tu hakmarrë’ ai  ka amrrë armën dhe nga makina e tij në ecje e llojit ‘Volkvagen Golf’ ka qëlluar me beshëri drejt biznesit. 

Por, breshërisë së kallashnikovit i është kundërpërgjigjur edhe vetë Sala, pronari i furrës së bukës. Ai ka qëlluar tre herë në drejtim të Ndreut, kur ky i fundit e ka ndaluar gjuajtjen me kallashnikov. Dosja.al ka siguruar momentin e përplasjes me armë zjarri. 

Si pasojë e të shtënave ka pasur dëme të konsiderueshme materiale, por asnjë të lënduar, pasi në ato momente, furra ishte mbyllur. Ndreu është larguar me këmbë nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim, ndërsa policia ka bërë rrethimin e zonës. Në vendin ku ka ndodhur ngjarja, rreth furrit të bukës janë gjetur dhe sekuestruar 17 gëzhoja arme.

Sherri mes Ndreut dhe Salës raportohet të ketë nisur dy orë par të shtënave. Autori ka qenë në gjendje të dehur kur janë zënë. Pas sherrit, ai ka shkuar në apartamentin e tij në katin e shtatë ka marrë kallashnikovin dhe ka zbritur poshtë, në katin e parë ku ndodhet furra e bukës dhe ka qëlluar drejt saj.

Ndreu rezulton të jetë një person me precedentë penalë. Ai është arrestuar dhe akuzuar më herët për vjedhje dhe kundërshtim të forcave të Policisë së Shtetit. Sala nuk rezulton të jeTë problematik apo person me precedent penalë. Ai bashkë me familjen ka qenë emigrant në Greqi dhe ishin kthyer në vendin e tyre ku kishin investuar e hapur një furrë buke.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

FOTO- Ky është Sadet Sala, breshërisë së kallashnikovit iu përgjigj me tre plumba

FOTO-DETAJE/ Kush është Ndreu, i riu që terrorizoi Shkodrën me breshëri plumbash

VIDEO- Momenti kur Armando Ndreu ‘shpartallon’ furrën e bukës me breshëri kallashnikovi

EMRAT/ Autori ishte zënë me pronarin e furrës, policia zbardh ngjarjen në Shkodër

EMRI/ Identifikohet personi që qëlloi me breshëri plumbash drejt furrës në Shkodër

Policia rrethon zonën, FOTOJA nga Shkodra pas të shtënave me armë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet armando ndreu policia e shkodres sadet sala te shtena me arme ne shkoder armando ndreu policia e shkodres sadet sala te shtena me arme ne shkoder

Sondazh

Poll