Aktualitet

Berisha: PD do bashkohet! Kushti i Alibeajt e ktheu Bashën në plaçkë tregu

22 Mars 2022, 19:37 Nga DOSJA
Berisha: PD do bashkohet! Kushti i Alibeajt e ktheu Bashën në

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur i bindur se Partia Demokratike do të bashkohet dhe do të kthehet në një forcë politike që Shqipëria s’e ka pasur kurrë. Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të mbledhjes me Komisionin e Rithemelimit, Berisha tha se në proces të planifikimit të vendimeve që do të marrin, por që kthimi në seli është i papërjashtueshëm. Përsa i përket kushtit të vuri nëj ditë më parë Enkelejd Alibeaj, teksa lexoi qëndrimin e grupit parlamentar dhe kërkoi që Berisha të distancohej, ish-kryeministri tha se ajo letër e kishte kthyer Bashën në ‘plaçkë tregu’.

Prononcimi për mediat:

Sali Berisha: Siç e dini zoti Basha është i shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit dhe nga referendumi i datës 18 dhjetor. Kanë votuar për shkarkimin e tij 4446 delegatë, kanë votuar për shkarkimin e tij 44 mijë anëtarë të PD. Kjo është e vërteta. Duke theksuar këtë ne jemi të vendosur të punojmë për bashkimin e PD-së me të gjitha ata të cilët besojnë se vota e lirë e anëtarëve e të saj duhet të bashkojë demokratët. Mund t’iu them që ka një mirëkuptim të gjerë gjatë këtyre ditëve në këtë drejtim. Ka vetëm një grup parlamentar të PD dhe jo dy. Çdo deputet i PD-së është i thirrur të ketë realitetin parasysh. Nuk ka dy grupe. Duke thënë këtë nuk është se disa qëndrime absurd të Lulzim Bashës nuk krijuan anomali në grupin parlamentar, gjëja më immediate është që të normalizojmë jetën ë grupit parlamentar. Kam dijeni se po punohet me intensitet dhe kjo gjë do të realizohet. Përsa I përket fletushkës që lexoi Alibeaj, mund të them vetëm kaq, në atë fletushkë, Bashën e shndërroi në një plaçkë tregu

Pyetje: Ka ardhur koha të ktheheni në selinë blu

Sali Berisha: Selia është e PD-së, s’ka asnjë mëdyshje, jemi në proces e sipër të të gjitha vendimeve që do të merren, PD-ja do të bashkohet, do të shndërrohet në një forcë politike që Shqipëria s’e ka pasur ndonjëherë.

Lulzim Basha dha dorëheqjen si kryetar i PD-së një ditë më parë, nëntë vite pasi e mori këtë post. Vendimi i Bashës erdhi pasi thuajse i gjithë grupi parlamentar doli kundër tij pas zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit, ku PD nuk mori asnjë nga gjashtë bashkitë për të cilat garohej. Pas dorëheqjes, drejtimin e PD-së, Sekretari i Përgjithshëm Gazmnt Bardhi ia ka kaluar Enkelejd Alibeajt që është edhe drejtues i grupit parlamentar. Përmes një deklarate zyrtare, Alibeaj kërkoi që Berisha të bënte të njëjtën gjë si Basha, të distancohej.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike dorehiqet lulzim basha enkelejd alibeaj sali berisha dorehiqet lulzim basha enkelejd alibeaj sali berisha

Sondazh

Poll