Aktualitet

EMRAT/ Autori ishte zënë me pronarin e furrës, policia zbardh ngjarjen në Shkodër

22 Mars 2022, 20:01 Nga DOSJA
EMRAT/ Autori ishte zënë me pronarin e furrës, policia zbardh

SHKODËR– Policia e Shkodrës ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me të shtënat me armë zjarri që tërrorizuar Shkodrën mbrëmjen e sotme. Mësohet se Armando Ndreu, 32 vjeç banues në lagjen “Skënderbeg”, është konfliktuar më herët me pronarin e një furre buke, Sadet Sala. Për këtë arsye, mbrëmjen e sotme ai ka shkuar pranë furrit të bukës dhe me një armë zjarri ka qëlluar drejt biznesit duke shkaktuar dëme materiale. Autori është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:40, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, shtetasi A. N., 32 vjeç banues në lagjen “Skënderbeg”, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin S. S., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një objekti (furrë buke) në pronësi të shtetasit S. S., duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për  sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LAJM KRYESOR: Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet armando ndreu sadet sala te shtena me arme ne shkoder armando ndreu sadet sala te shtena me arme ne shkoder

Sondazh

Poll