Aktualitet

EMRAT/ Aksident në Kuçovë, motorristi përplas dy të moshuara, humb jetën njëra prej tyre

22 Mars 2022, 19:21 Nga DOSJA
EMRAT/ Aksident në Kuçovë, motorristi përplas dy të

KUÇOVË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kuçovë. Mësohet se rreth orës 18:45 një person me motor ka aksidentuar dy të moshuara të moshës 74-vjeçare me emrin File Ahmeti dhe 72-vjeçare me emrin Leme Mara. Pas aksidentit, drejtuesi i motorit është larguar nga vendngjarja me shpejtësi. Ndërkohë që Leme Mara ka humbur jetën në spital për shkak të plagëve që kishte marrë, ndërkohë që Ahmeti ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i Policisë:

Kuçovë/Informacion paraprak Sot rreth orës 18:45, në rrugën e varrezave, Kuçovë, një shtetas ende i paidentifikuar duke drejtuar një motomjet motor, ka aksidentuar shtetaset F.A., 74 vjeçe dhe L.M., 72 vjeçe, të cilat po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Berat.

Drejtuesi motomjetit pas aksidentit është larguar nga vendingjarjes, shërbimet e qarkullimit rrugor në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Policisë Kuçovë, po punonjë për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të motomjetit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidenti.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne kuçove file ahmeti leme mara aksident ne kuçove file ahmeti leme mara

Sondazh

Poll