Aktualitet

VIDEO/ Marrëveshja me IML, ngec testi i drogës në polici

22 Mars 2022, 20:59 Nga DOSJA
VIDEO/ Marrëveshja me IML, ngec testi i drogës në polici

TIRANË- Testi i drogës në radhët e efektivëve të Policisë së Shtetit ka ngecur. Kur kanë kaluar 22 ditë nga nënshkrimi i marrëveshjes me Laboratorin e Mjekësisë Ligjore, ende nuk ka nisur procesi. Bilanci i testimeve në laboratorin privat zbuloi 45 efektiv që dyshohen si përdorues droge, nga 1736 testime në total. 22 ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes me Institutin e Mjekësisë Ligjore për fazën e dytë të testimit të drogës në radhët e punonjësve të policisë, ende nuk ka nisur ky proces.

Referuar të dhënave nga Policia e Shtetit, shkak e kësaj vonesë janë çështjet procedurale, pasi po analizohen edhe të përfundimet nga testimet që janë kryer deri tani nga laboratori privat. Më 1 mars të këtij viti, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano dhe Drejtori i Instituti i Mjekësisë Ligjore Bledar Xhemali nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për kryerjen e ekzaminimit toksikologjik (për lëndët psikotrope).

Sipas kësaj marrëveshje, ekzaminimit do t’i nënshtroheshin ata punonjës policie që kanë rezultuar të dyshuar pozitivë në përdorimin e lëndëve narkotike, pas testit të kryer nga laboratori mjekësor privat. Në fund të muajit shkurt, policia publikoi rezultatet, ku nga 1736 punonjës, 45 prej tyre kanë rezultuar përdorues të drogës. Për këtë kategori kanë nisur hetimet administrative nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, duke analizuar edhe rrethanat e tjera të cilat vërtetojnë shkeljen e rëndë disiplinore. Në kushtet e kësaj rrethane një efektive e policisë së Elbasanit, është përjashtuar nga detyra.

Urdhëri për kryerjen e testeve të drogës u firmos nga Gledis Nano në nëntor të vitit të kaluar, dhe erdhi si një nga masat e para që ndërmori me ardhjen e tij në krye të kupolës së Policisë. Një masë e tillë ka ngjallur mjaft diskutime dhe kontestime qoftë në radhët e policisë, për mënyrën se si është proceduar apo ngadalësinë e procesit.

Marrë nga Syri.net

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bledar xhemali gledis nano testi i droges per policet bledar xhemali gledis nano testi i droges per policet

Sondazh

Poll