Bota

LUFTA: Rusët godasin sërish, qëlluan mbi njerëzit që po prisnin radhën në market

22 Mars 2022, 10:50 Nga DOSJA
LUFTA: Rusët godasin sërish, qëlluan mbi njerëzit që po

UKRAINË- Rusët kanë qëlluar mbi qytetarët ukrainas të cilët po prisnin në radhë në një dyqan ushqimorë. Sipas Ukrinform, kanë mbetur disa qytetarë të vrarë nga sulmi në qytetin e Severodonetsk, në rajonin e Luganskut. Këtë e ka denoncuar në Facebook, shefi i administratës ushtarake rajonale Serhiy Haidai.

“Përsëriteni rastin në supermarketin e Kharkiv. Kemi të vdekur dhe të plagosur, megjithëse ende nuk kemi një numër konkret. Rusët në mënyrën më cinike u marrin jetën ukrainasve! Njerëzit po prisnin të merrnin ushqime”, ka shkruar ai.

Kjo nuk është hera e parë që ushtria ruse qëllon mbi qytetarë të pafajshëm në radhët e ushqimoreve. Presidenti rus Putin i shpalli luftë Ukrainës që me datë 24 shkurt. Trupat ruse bombarduan dhe shkatërruan qytetet ukrainase. 

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Rusi-SHBA ‘në prag kolapsi’, Putin synon Odesën, 13 shtete ndihmojnë Ukrainën

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi serhiy haidai lufta ukraine-rusi serhiy haidai

Sondazh

Poll