Bota

Erdogan fliste me vështirësi; “shpërthejnë” sërish thashethemet për shëndetin e tij

22 Mars 2022, 09:37 Nga DOSJA
Erdogan fliste me vështirësi; “shpërthejnë”

TURQI- Janë rikthyer skenarët për përkeqësimin e shëndetit të Recep Tayyip Erdogan, i cili u shfaq i ngjirur në një dalje publike ditën e djeshme. Konkretisht, presidenti turk mori pjesë në eventin Forum Metaverse dhe foli për ndryshimin teknologjik që po vjen në Turqi. Mirëpo, kur nisi të fliste nga podiumi, dukej shumë i lodhur, ndërkohë që kishte një zë shumë të ngjirur.

Natyrisht, ai ka nxituar të sqarojë se zëri i tij është i tillë pasi është ftohur gjatë inaugurimit të urës së re në Dardane, por kaq mjaftoi! Nisën menjëherë thashethemet për shëndetin e Erdogan, të cilat “shpërthejnë” dhe e tregojnë hera-herës se ai ka vështirësi edhe në ecje.

Mirëpo çdo herë Presidenca ka mohuar fjalët duke ngulur këmbë se kreu i shtetit turk është të bindë Erdoganin se ai është i shëndetshëm.

Marrë nga Tanea

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota recep tayyip erdoğan recep tayyip erdoğan

Sondazh

Poll