Bota

Rrëfimi i banores së Mariupol: Fëmijët po vdesin nga dehidratimi dhe uria

22 Mars 2022, 10:00 Nga DOSJA
Rrëfimi i banores së Mariupol: Fëmijët po vdesin nga

UKRAINË- Një ukrainase Victoria, 27 vjeç, ka rrëfyer se si ka arritur të largohet nga Mariupol për të shpëtuar nga sulmet ruse. Sipas BBC  ajo tregoi për 5 Live Breakfast se u largua nga Mariupol, pasi qyteti po bombardohet dhe gjendja e tij është në kaos. Victoria nuk mundi të merte familjen e saj, pasi u zhvendos në një fshat rreth 20 km larg qytetit. Victoria, me zërin që i dridhej teksa përshkruante zhurmat e përditshme të sulmeve ruse, tregoi se në qytetin e saj Mariupol ka gjithë jetën, familjen dhe punën.

“Qyteti im është shkatërruar absolutisht. Njerëzit po qëndrojnë në bodrum, por nuk janë të sigurt. Ata po lëshojnë bomba gjatë gjithë kohës kështu që bodrumet po shkatërrohen. Unë do të qëndroj në Ukrainë dhe do të përpiqem të shpëtoj familjen time në Mariupol. Mariupol është e gjithë jeta ime, nuk e kuptoj pse duhet ta lë qytetin tim, vendin tim për shkak të Rusisë. Tre fëmijë që njoh vdiqën nga dehidratimi. Është shekulli 21 dhe fëmijët po vdesin nga dehidratimi. Dhe një pjesë tjetër po vdesin nga uria. Nuk isha në gjendje të ndihmoja anëtarët e tjerë të familjes të largoheshin nga Mariupol,”-tha Victoria.

Lufta sot është në ditën e 27. Mariupol është një nga qytetet e Ukrainës që po sulmohet më së shumti nga forcat ruse, po shkatërohet nga bombardimet e tyre.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Rusi-SHBA ‘në prag kolapsi’, Putin synon Odesën, 13 shtete ndihmojnë Ukrainën

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi mariupol lufta ukraine-rusi mariupol

Sondazh

Poll