Bota

Firmoset peticioni nga 56,000 zviceranë, duan dëbimin e Alina Kabaeva: Gruaja e diktatorit

22 Mars 2022, 10:39 Nga DOSJA
Firmoset peticioni nga 56,000 zviceranë, duan dëbimin e Alina Kabaeva:

UKRAINË- Alina Kabaeva, ish-gjimnaziste nga Zvicra, flitet se është e dashura e Vladimir Putin. Për Alinën, është firmosur  një peticion 56,000 njerëz teksa kërkojnë dëbimin e saj. Peticionin e përshkruan atë si “gruaja e një diktatori delirant”. 

Sipas The Times, peticioni, i publikuar në faqen e internetit change.org në frëngjisht, gjermanisht dhe anglisht, kërkon që e drejta e Kabaeva për të banuar në Zvicër të hetohet “me shumë kujdes”. Aty thuhej: “Ju lutemi, vendosni nëse qëndrimi i këtij individi në vendin tuaj është i garantuar. Ne ju kërkojmë gjithashtu të kontrolloni ‘pastërtinë’ e mjeteve të përdorura për blerjen e pasurive të paluajtshme në Zvicër, nga të cilat ky person përdor.”

Kabaeva, 38 vjeç, një nga gjimnastet më të dekoruara të Rusisë, pasi ka fituar një medalje të artë olimpike në lojërat verore të 2004 në Athinë, ajo ka qenë e lidhur në mënyrë romantike me Putinin që nga viti 2008.

 

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Rusi-SHBA ‘në prag kolapsi’, Putin synon Odesën, 13 shtete ndihmojnë Ukrainën

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota alina kabaeva lufta ukraine-rusi vladimir putin alina kabaeva lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll