Bota

‘Mezi pres të takoj Abazoviçin’/Reagon KEQ Krivokapiç: Albin Kurti provokoi! I papranueshëm

22 Mars 2022, 10:24 Nga DOSJA
‘Mezi pres të takoj Abazoviçin’/Reagon KEQ

MALI I ZI- Kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiç e quajti provokim të papranueshëm deklaratën e djeshme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Krivokapiç tha se deklarata e kryeministrit së Kosovës, Albin Kurti shpall aspirata të rrezikshme për të cenuar integritetin territorial të Malit të Zi. Sipas medias malazeze Vijesti, kryeministri tha se çështja e demarkacionit do të zgjidhet me qeverinë e re malazeze dhe në këtë mënyrë do të “korrigjohet gabimi” i bërë nga qeveritë e mëparshme të Kosovës duke “dhuruar 8200 hektarë”.

“Unë e konsideroj një provokim të papranueshëm deklaratën e zotit Kurti, e cila shpall aspirata të rrezikshme për të cenuar integritetin territorial të Malit të Zi. Është interesant fakti se nuk ka asnjë reagim nga presidenti i Malit të Zi dhe i mandatuari antikushtetues Dritan Abazoviç,”– shkruajti në Twitter Krivokapiç.

Izjava gospodina Kurtija, kojom najavljuje opasne aspiracije narušavanja teritorijalnog integriteta Crne Gore, smatram nedopustivom provokacijom.
Interesantno je da nema nikakve reakcije predsjednika Crne Gore i neustavnog mandatara Dritana Abazovića.

— Zdravko Krivokapić (@profKrivokapic) March 22, 2022

Ky reagim i Krivokapiçit vjen pas deklaratës së djeshme të kryeministrit, Albin Kurti i cili u shpreh se po e pret qeverinë e re në Mal të Zi që të fillojnë takimet e përbashkëta, duke nënkuptuar pasardhësin e Krivokapiçit, shqiptarin Dritan Abazoviç.

“Shpresojmë që së shpejti Mali i Zi do të ketë Qeveri të re me të cilën do të mund të bisedojmë e ta trajtojmë këtë çështje. Për dallim nga qeveria paraprake e cila kishte për brenda elemente pro ruse, përveç se pro Beogradit dhe natyrisht që nuk kishte kushte për një trajtim të tillë,”-u shpreh Kurti.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota albin kurti zdravko krivokapiq albin kurti zdravko krivokapiq

Sondazh

Poll