Bota

Ukraina pretendon se 117 fëmijë janë vrarë në luftë nga ushtria ruse

22 Mars 2022, 07:28 Nga DOSJA
Ukraina pretendon se 117 fëmijë janë vrarë në

UKRAINË- Parlamenti ukrainas ka dhënë këtë mëngjes një vlerësim të numrit të fëmijëve që beson se janë vrarë që nga fillimi i luftës me Rusinë më 24 shkurt.

Sipas Sky news, parlamenti ukrainas pretendon se 117 fëmijë kanë vdekur dhe 155 janë plagosur që nga fillimi i luftës dhe deri tani më 22 mars.

Numri më i madh i viktimave të supozuara u vu re në kryeqytetin ukrainas të Kievit, qytetin verilindor Kharkiv dhe Chernihiv në veri.

Më herët, Kombet e Bashkuara thanë se të paktën 925 civilë janë vrarë në Ukrainë, duke përfshirë 75 fëmijë. Ky numër ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë në realitet.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Rusi-SHBA ‘në prag kolapsi’, Putin synon Odesën, 13 shtete ndihmojnë Ukrainën

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll