Bota

LUFTA/ Ukraina REFUZON kërkesën e Rusisë për të dorëzuar Mariupolin! Vijojnë bisedimet

21 Mars 2022, 07:22 Nga DOSJA
LUFTA/ Ukraina REFUZON kërkesën e Rusisë për të

UKRAINË– Sot është dita e 26-të e pushtimit rus të Ukrainës. Gjatë mbrëmjes, Kievi u bombardua nga ushtria ruse duke lënë pas një person të vdekur. Situata më e rëndë është ende në Mariupol, ku numri i viktimave po rritet dita-ditës. Forcat ruse i dërguan një ultimatum autoriteteve të qytetit për t’u dorëzuar, por zyrtarët e Mariupol e refuzuan.

Tetë persona u vranë kur disa ndërtesa banimi dhe një qendër tregtare u goditën nga bombardimet në Podol, lagjen historike të Kievit, njoftoi sot kryetari i kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitschko. Sipas informacioneve janë prekur disa shtëpi dhe një nga qendrat tregtare.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky la të kuptohet sot se bisedimet e nivelit të lartë midis Moskës dhe Kievit mund të mbahen në Jerusalem dhe vlerësoi përpjekjet e kryeministrit izraelit Naftali Bennett për të marrë rolin e ndërmjetësit.  Zelensky i bëri thirrje Gjermanisë për të shpëtuar kryeqytetin e Kievit, në një fjalim televiziv drejtuar kombit të hënën.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë u bëri thirrje sot autoriteteve lokale në Mariupol që t’ia dorëzojnë qytetin forcave ruse. Rusia ka vendosur një afat për dorëzimin e Mariupolit në orën 5 të mëngjesit (koha e Moskës) Bashkimi Europian do të ndajë 1 miliard euro ndihmë shtesë për Ukrainën për të blerë armë, tha të hënën Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Ukraina dhe Rusia u angazhuan në një raund tjetër të bisedimeve të paqes sot, ndërsa lufta midis dy kombeve hyri në ditën e saj të 26-të. Negociatorët e paqes zhvilluan një video-telefonatë 90-minutëshe, me grupet e punës që pritet të vazhdojnë të takohen gjatë gjithë ditës.

Të dy vendet kanë hyrë në disa raunde bisedimesh deri më tani, duke filluar në Bjellorusi dhe së fundmi duke u zhvilluar me video-konferencë. Megjithatë, ata ende nuk kanë arritur një marrëveshje për një armëpushim ose një tërheqje.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Lufta në Ukrainë, nga sulmet në Mariupol te kërcënimet për SHBA-në, çfarë ka ndodhur sot

Paralajmërimi i Biden: Rusia mund të na sulmojë kibernetikisht

Raporti i ministrisë: 21 punonjës shëndetësor janë vrarë dhe 47 janë plagosur në Ukrainë

Udhëheqësit perëndimorë riafirmojnë angazhimin për të ndihmuar refugjatët ukrainas

Analiza e CNN: Pse disa vende afrikane po ‘mendohen’ dy herë para se të dënojnë Putinin

Zyrtari i NATO-s: Bjellorusia mund të sulmojë Ukrainën së shpejti

Putin urdhëron mercenarët e ‘Wagner’ të vrasin Zelenskyn dhe disa zyrtarë ukrainas

Trump shpjegon se si do t’i përgjigjej Putinit: Do të dërgoja nëndetëse bërthamore

Lufta në Ukrainë, rrëmbehen tre gazetarë dhe ish-botuesi i gazetës, lirohen pas disa orësh

Zyrtari i lartë i NATO-s: Ka ngërç, asnjëra palë nuk po tërhiqet nga konflikti

Ministri ukrainas: Rusia po bën terrorizëm shtetëror, janë vrarë mbi 150 fëmijë

Ushtria ukrainase: Rusia po sulmon qytetin e Donetskut, vritet 1 person

Ofruan ndihmë reale, ministri ukrainas ‘thumbon’ perëndimin dhe lavdëron Britaninë

Rusia thërret ambasadorin amerikan, vendet janë në prag të ndërprerjes së marrëdhënieve

Zelensky thirrje kompanisë Nestlé të shkëpusë lidhjet me Rusinë

Rusia ndalon Facebook-un dhe Instagramin, Metën e shpall “organizatë ekstremiste”

Raporti i OKB: 925 civilë të vrarë në Ukrainë që nga fillimi i konfliktit

IRONIA e trishtë/96-vjeçari që i mbijetoi Holokaustit u vra nga një sulm rus në Kharkiv

Pamje të rënda, momenti kur një predhë ruse shpërthen pranë disa njerëzve në supermarket

Franca po regjistron të gjitha provat krimeve të luftës të kryera nga Rusia në Ukrainë

PREKËSE! 5-vjeçarja ukrainase i shpëton luftës, por vdes pasi e përplas makina

Ministrja gjermane: BE-ja do të rrisë ndihmat ndaj Ukrainës për blerjen e armëve

Preku zemrën e të gjithëve duke kënduar në bunker, 7-vjeçarja ukrainase performon në Poloni

Zelensky i bën thirrje Gjermanisë që të ndihmojë në shpëtimin e Kievit

Video/ Nxirret një i mbijetuar nga rrënonjat e shpërthimit në Kiev

Sllovenia do të rihapë ambasadën në Kiev, i kërkon BE-së të bëjë të njëjtën gjë

‘Dëboni të dashurën e Putinit’, rusët dhe ukrainasit peticion autoriteteve zvicerane

Negociatorët ukrainas dhe rusë hyjnë në një raund tjetër të bisedimeve të paqes

Britania fajëson Rusinë për telefonatat e rreme ndaj deputetëve britanikë

Aktorët Ashton Kutcher dhe Mila Kunis flasin me Zelenskyn: Jemi mirënjohës për donacionet

BE po shkon drejt refuzimit të gazit rus, Nauseda: Të shohen sanksionet ndaj Rusisë

VIDEO/ Momenti kur Rusia hedh bomba me vakum mbi Mariupol

Sulmohen disa ndërtesa në Odesa, Rusia mohon të shënjestrojë civilët

Zyrtari polak thotë se qyteti i tij ka mbështetur mbi 700,000 refugjatë

Ushtria ruse thotë se ka kryer sulme me raketa lundruese kundër objektivave në Ukrainë

Kina do të japë 1.57 milionë dollarë të tjera ndihmë humanitare për Ukrainën

Ofroi të ndërmjetësonte, Bennett: Rruga është ende e gjatë ka disa mosmarrëveshjeje

Sanksione shtesë, Borell: Rusia po kryen krime lufte në Ukrainë

Nuk ka amrëpushim gjatë bisedimeve, Peskov: Jemi ende larg takimit Putin-Zelensky

Sa serioze janë kërcënimet bërthamore të Rusisë kundër SHBA dhe NATO-s?

Shpallet shtetrrethim i ri në Kiev, kryebashkiaku: Qëndroni në bunker kur të fillojë alarmi

VIDEO/ Moment i bukur! Dy oficerë sllovake luajnë me fëmijët ukrainas

VIDEO/ “Rusia po e mbyt Ukrainën në lot, gjak dhe kufoma fëmijësh”

VIDEO/ Befasuese ukrainasi gjen raketën ruse brenda në shtëpi, nuk shpërtheu

Lufta Rusi-Ukrainë- NATO vendos sistemin e mbrojtjes ajrore ‘Patriot’ në Sllovaki

VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm, në qendrën tregtare në Kiev, 6 civilë të vdekur

Inteligjenca britanike: Kiev mbetet ‘objektivi’ kryesor i Rusisë, ku ndodhen ushtarët tani?

“Helmim, sëmundje e papritur, apo aksident”/ Elita ruse dëshiron të vrasë Putinin

Rusia sulmon me raketë lundrimi bazën ushtarake të Ukrainës në Rivne

Konsulli grek evakuuohet nga Mariupol: Atë që pashë unë…

Refugjatët ukrainasit priten me krahë hapur në Poloni

Situata e rëndë në Ukrainë! Biden niset drejt Polonisë, në AXHENDË takimi me aleatët

Luftë e tretë Botërore apo paqe? Zelensky: Do gjejmë ‘gjuhën e përbashkët’ në Jeruzalem

Panik në Ukrainë! Sulmet ruse, thirrja: Rrjedhje kimike në central, strehohuni nën tokë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota kryesore lufta ukraine-rusi volodymy zelenskiy lufta ukraine-rusi volodymy zelenskiy

Sondazh

Poll