Bota

Këndoi ‘Let It Go’ në vendstrehim! 7-vjeçarja interpreton Himnin e Ukrainës në Poloni

22 Mars 2022, 06:42 Nga DOSJA
Këndoi ‘Let It Go’ në vendstrehim! 7-vjeçarja

POLONI-Amelia Anisovych është vogëlushja e cila na emocionoi ditë më parë me këngën e filmit “Frozen” me titull “Let It Go” të cilin e këndoi në një vendstrehim kundër bombave në Kiev. Vogëlushnja tashmë është strehuar në Poloni, aty ku ka dhënë një interpretim emocional për vendin e saj, në version “a cappella” të himnit kombëtar të Ukrainës.

7-vjeçarja këndoi himnin kombëtar për një audiencë prej mijëra spektatorësh në një koncert për mbledhje fondesh për vendin e saj të quajtur “Together With Ukraine”. Artistë nga Polonia dhe Ukraina interpretuan aty për të mbledhur fonde për organizatën e ndihmës polake humanitare Aksion.

(a..b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll