Bota

Rrëzimi i aeroplanit ‘Boeing 737’ në Kinë! ‘Shuhen’ shpresat për të mbijetuar

22 Mars 2022, 06:59 Nga DOSJA
Rrëzimi i aeroplanit ‘Boeing 737’ në Kinë!

KINË– Janë shuar shpresat që të gjenden të gjallë 132 pasagjerët e avionit ‘Boeing 737’. Kërkimi për të mbijetuarit pas rënies 8000 metra deri më tani ka qenë i pafrytshëm. Ekipet e shpëtimit në vendngjarje gjetën mbeturina mirëpo mungesa e energjisë elektrike pengoi përpjekjet e shpëtimit gjatë natës, megjithëse ishte e paqartë nëse ndonjë nga 132 anëtarët e ekuipazhit dhe pasagjerët i mbijetoi përplasjes, e cila ka të ngjarë të jetë më vdekjeprurësja në vendin aziatik që nga viti 1994.

Media shtetërore kineze raportoi se linja ajrore konfirmoi se në bord nuk kishte pasagjerë të huaj, raporton Protothema.gr.

Rrëzimi i avionit ndodhi ditën e kaluar. Ky nuk është rasti i parë që një avion ‘Boeing 737’ përfshihet në aksidente të tilla me pasoja tragjike.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota rrezohet avioni ne kine rrezohet avioni ne kine

Sondazh

Poll