Bota

“Rreth 10 mijë viktima”/ Media pro Kremlinit fshin artikullin për ushtarët e vrarë rusë

22 Mars 2022, 07:08 Nga DOSJA
“Rreth 10 mijë viktima”/ Media pro Kremlinit fshin artikullin

RUSI– Gazeta pro Kremlinit, Komsomolskaya Pravda (KP), ka publikuar një artikull në të cilin e ka cituar Ministrinë ruse të Mbrojtjes që ka thënë se 9,861 ushtarë rusë kanë vdekur gjatë luftës në Ukrainë. Ndërkaq, numri i të plagosurve u tha se ishte 16,153. Disa minuta më vonë, ky artikull është fshirë nga ueb-faqja e kësaj media. Ndërkaq, redaktori i Komsomolskaya Pravda, i tha BBC-së se ky informacion i postuar në ueb-faqen e këtij mediumi, ishte rezultat i një hakimi dhe tha se gazeta do të publikonte një shpjegim më vonë.

Pas këtij lajmi, këshilltari i Presidencës ukrainase, Mykhaylo Podolyak, tha përmes një postimi në Twitter se “arti i gënjeshtrave ruse më nuk kryen punë”.

“Ministria e Mbrojtjes së Rusisë zyrtarisht u detyrua të pranojë se nuk kanë vdekur 500 persona në Ukrainë, por janë vrarë 9,861”, shkroi ai.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë më 2 mars ka ofruar të dhënat e vetme për humbjet në luftë, përkatësisht ka pranuar se janë vrarë 498 ushtarë në Ukrainë.

Ndërkaq, Ukraina ka pretenduar se që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, ka vrarë afër 15,000 ushtarë rusë, ndërkaq inteligjenca perëndimore ka thënë se numri i ushtarëve rusë vlerësohet të jetë 7,000./REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll