Politike

Dorëheqja e Bashës, Baçi: Ishte i shkarkuar, veprimi që bëri sot ishte hipokrizi

21 Mars 2022, 18:00 Nga DOSJA
Dorëheqja e Bashës, Baçi: Ishte i shkarkuar, veprimi që

TIRANË- Deputeti demokrat Luan Baçi ka deklaruar se kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë i shkarkuar që prej kuvendit të 11 Dhjetorit. Me anë të një postimi në Facebook, Baçi shkruan se veprimi që Basha ka bërë sot duke deklaruar dorëheqjen ishte një hipokrizi nga ana e tij për të tërhequr vëmendje.

Postimi i Plotë:

“Basha dorehiqet” jo ! Basha eshte i shkarkuar nga kuvendi i 11 Dhjetorit me 4446 vota te delegateve te kuvendit dhe i ratifikuar nga 44000 anetare te PD! Basha duhet te ishte larguar nga zyrat e PD koh me pare dhe mos te pengonte aktivitetin normal te PD! Demi qe i ka shkaktuar PD eshte i pallogaritshem! Trumbetimi i veprimit te sotem si ” Doreheqje” apo nje “Hap pas” per ” te miren e demokrateve” eshte hipokrizi, per te terhequr vemendjen dhe per te rikoperuar diçka nga ajo qe mund te ket mbetur!

Asgje ska mbetur, per tu rikuperuar, veprimi i tij i sotem eshte i detyruar, nga presioni i demokrateve, ai eshte i vetem, pa mbeshtetes dhe pa dinjitet! Ai perseri do te vazhdoj, te imponohet, te fitoj ndonje pik, per ta paraqitur veprimin e tij, si veprim fisnik, si veprim lideri dhe se eshte i vlefshem! Thjesht duhet te largohet nga zyra, dhe te kerkoj falje demokrateve per te gjithe demin qe ka shkaktuar!

LAJMI KRYESOR: Basha iku, PD e merr Alibeaj, kërkon distancimin e Berishës, ish-kryeministri: Bashkohuni

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dorehiqet lulzim basha luan baci dorehiqet lulzim basha luan baci

Sondazh

Poll