Aktualitet

Basha u dorëhoq, Këlliçi: Iku nga zyra, është shkarkuar! (Do kandidojë për kreun e PD?)

21 Mars 2022, 17:28 Nga DOSJA
Basha u dorëhoq, Këlliçi: Iku nga zyra, është

TIRANË– Belind Këlliçi, kryetar i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike nuk e konsideron dorëheqje të Lulzim Bashës, vendimin e marrë sot. Në një reagim për Dosja.al Këlliçi u shpreh se sot Basha u largua thjesht nga zyra, pasi është i shkarkuar nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike të mbajtur më 11 dhjetor të vitit të kaluar. I pyetur nëse ka ambicie për të kandiduar në zgjedhjet që pritet të zhvillohen në PD për zgjedhjen e kryetarit të ri, Këlliçi thotë se për mometin është i fokusuar tek riorganizimi në çdo qytet.

“Z. Basha sot thjesht u largua nga zyra dhe nuk u dorehoq nga asnje funksion, pasi qe prej 11 dhjetorit 2021 eshte i shkarkuar nga Kuvendi Kombetar i PDSH. Kaq e thjeshte. S’ka asnje gare aktualisht. Jam i fokusuar tek ringritja e Pd dhe riorganizimi ne cdo qytet,”- tha Këlliçi për Dosja.al.

LAJM KRYESOR: VIDEO- Basha mbledh strukturat, jep dorëheqjen para kamerave: Nuk isha për karrige!

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike belind kelliçi dorehiqet lulzim basha belind kelliçi dorehiqet lulzim basha

Sondazh

Poll