Bota

Putin urdhëron mercenarët e ‘Wagner’ të vrasin Zelenskyn dhe disa zyrtarë ukrainas

21 Mars 2022, 17:20 Nga DOSJA
Putin urdhëron mercenarët e ‘Wagner’ të vrasin

UKRAINË– Përveç homologut të tij ukrainas, presidenti rus thuhet se ka urdhëruar vrasjen edhe të kryeministrit të Ukrainës dhe shefit të Shtabit të qeverisë.  “Artileria e rëndë” duket se është dërguar nga presidenti rus, Vladimir Putin për të vrarë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky.

Shërbimet sekrete ukrainase pretendojnë se presidenti rus është ai që urdhëroi personalisht mercenarët e organizatës private “Wagner” për të vrarë liderin e Ukrainës. Publikisht, megjithatë, Kremlini vazhdon të pretendojë se nuk është shqetësuar nga prania e Zelenskyt dhe se qëllimi i tij nuk është të përmbysë qeverinë e tij.

Burrat e grupit Wagner, tashmë të vendosur në Ukrainë, po synojnë jo vetëm Presidentin Zelensky, por edhe kryeministrin e vendit, si dhe shefin e kabinetit të presidentit ukrainas. Nga ana e tij, Kremlini mohon të ketë lidhje me grupin Wagner, një grup prej 600 mercenarësh të dislokuar në mbarë botën për të zbatuar “urdhrat e pista” të Moskës.

Është ushtria private e presidentit rus, e përbërë nga mercenarë të zgjedhur rusë të përfshirë në armiqësi. Grupi drejtohet nga Dmitry Utkin dhe financohet nga i besuari i Putinit, oligarku rus Yevgeny Prigotsin.

Në Ukrainë, deri më sot, ka pasur më shumë se 12 tentativa të dështuara për atentat kundër Zelensky që nga fillimi i luftës. Shërbimet sekrete të Ukrainës, të cilat kanë lidhje me Ministrinë e Mbrojtjes, thanë se presidenti rus kishte “urdhëruar personalisht një sulm tjetër nga grupi Wagner” për të vrarë Zelensky.

“Të gjitha përpjekjet e mëparshme për ta vrarë atë kanë dështuar, me armikun që u asgjësua nga forcat ukrainase”, thuhet në raportin kontrovers të inteligjencës ukrainase.

Megjithatë, përveç Zelenskyt, mercenarët rusë kanë vënë në shënjestër edhe kryeministrin e Ukrainës, Denis Smichal dhe shefin e shtabit, Andriy Yermak.

Mercenarët rusë kanë në duart e tyre një listë me 24 emra” të cilët janë thirrur për të shfarosur: Presidentin e Ukrainës, Kryeministrin, Shefin e Shtabit, Kabinetin, Kryetarin e Bashkisë së Kievit Vitali Klitschko, si dhe vëllain e tij.”-thuhet nga burimi.

Në javën e 4 marsit, u bënë tre përpjekje për të vrarë Zelensky nga rebelët çeçenë dhe mercenarët rusë, por armiku u neutralizua nga forcat ukrainase, sipas një raporti të inteligjencës ukrainase.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Ukraina REFUZON kërkesën e Rusisë për të dorëzuar Mariupolin! Sot bisedimet e radhës

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dmitry utkin lufta ukraine-rusi vladimir putin volodymyr zelensky yevgeny prigotsin dmitry utkin lufta ukraine-rusi vladimir putin volodymyr zelensky yevgeny prigotsin

Sondazh

Poll