Bota

Ministri ukrainas: Rusia po bën terrorizëm shtetëror, janë vrarë mbi 150 fëmijë

21 Mars 2022, 16:46 Nga DOSJA
Ministri ukrainas: Rusia po bën terrorizëm shtetëror, janë

UKRAINË- Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov ka deklaruar se Rusia po kryen terrorizëm shtetëror në Ukrainë dhe do të vazhdojë të sulmojë vende të tjera. BBC shkruan se duke folur së bashku me Sekretarin e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace gjatë një vizite në Londër, Reznikov tha se 150 fëmijë ukrainas ishin vrarë që nga pushtimi i Rusisë. Ai tha se më shumë se 400 shkolla dhe kopshte dhe më shumë se 110 spitale ishin shkatërruar.

Mijëra e mijëra civilë janw vrarë gjithashtu“, shtoi ai, duke thënë se nuk dihej saktësisht se sa janë ende të bllokuar nën rrënojat e shtëpive të shkatërruara.

“Ky është një terrorizëm shtetëror. Kjo është arsyeja pse Kremlini duhet të ndalet, sepse ai do të shkojë më tej. Ai do të sulmojë vendet e tjera,” tha Reznikov.

Ai nuk citoi asnjë provë për të mbështetur pohimin e tij. Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët. Që nga fillimi i pushtimit rus, ushtarët ukrainas kanë shkatërruar pothuajse 500 tanke ruse dhe më shumë se 1500 automjete të blinduara luftarake, tha ai. Armët e ofruara nga Britania janë përdorur në disa nga këto raste, tha ai.

Ne e vlerësojmë shumë që këtë vit, Britania ishte e para që na dha armë serioze që kanë rritur aftësitë tona mbrojtëse. Roli juaj është i veçantë dhe guximi dhe shpirti juaj janë në kontrast të plotë me pasivitetin e disa vendeve të tjera,” tha Reznikov.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Ukraina REFUZON kërkesën e Rusisë për të dorëzuar Mariupolin! Sot bisedimet e radhës

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi oleksii reznikov lufta ukraine-rusi oleksii reznikov

Sondazh

Poll