Bota

Gjest i bukur/E moshuara kapet duke vjedhur në supermarket, policia i paguan faturën

21 Mars 2022, 15:43 Nga DOSJA
Gjest i bukur/E moshuara kapet duke vjedhur në supermarket, policia i

ITALI– Një 64-vjeçare në Latina të Italisë është bllokuar në një supermarket pasi vodhi mallra nga raftet dhe menaxheri i biznesit ka lajmëruar karabinierët.

Por sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi mu 18 Mars dhe u vu re nga kamerat e sigurisë. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe pasi ndaloi 64-vjeçaren mësoi se ajo e kishte bërë këtë veprim pasi ishte në gjendje të rëndë ekonomike.

Ajo kishte vjedhur ushqime, të cilat do t’i përdorte për vete dhe djalin e saj me aftësi ndryshe, për shkak se nuk kishte mundësi ekonomike për t’i blerë.

Pasi mësuan këto detaje, oficerët e policisë e lejuan që ti merrte produktet dhe vijuan të paguanin faturën e 64-vjeçares.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll