Bota

Lufta në Ukrainë, rrëmbehen tre gazetarë dhe ish-botuesi i gazetës, lirohen pas disa orësh

21 Mars 2022, 16:52 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë, rrëmbehen tre gazetarë dhe ish-botuesi i

UKRAINË- Tre gazetarë, së bashku me një botues gazete në pension dhe familjen e tij, u rrëmbyen të hënën në mëngjes nga forcat ruse dhe u mbajtën për disa orë përpara se të liroheshin, sipas sindikatës kombëtare të gazetarëve të Ukrainës. CNN shkruan se të katërt, ish botuesi Mykhailo Kumok, redaktori Yevhenia Boryan dhe gazetarët Yulia Olkhovska dhe Lyubov Chaika, janë të gjithë të lidhur me Melitopolskie Vedomosti, një gazetë me bazë në qytetin e pushtuar nga Rusia të Melitopol në jug të Ukrainës.

Burra të armatosur mbërritën në shtëpitë e të katërve rreth agimit dhe konfiskuan kompjuterë nga disa prej gazetarëve, përpara se t’i largonin në një vend të panjohur ku u mbajtën përpara se të liroheshin. Anna Medvid, drejtoresha e përgjithshme e kompanisë që zotëron gazetën, tha se rrëmbimet ishin një përpjekje për të detyruar gazetarët vendas të mbështesin pushtimin rus.Ajo tha se edhe ajo kohët e fundit ishte vizituar nga zyrtarë pro-rusë.

“Një javë më parë, më thirrën për një bisedë dhe më kërkuan t’i mbështes. Më takuan në redaksinë, në të cilën hynë në mënyrë arbitrare përpara se ta kontrollonin. Okupatorët rusë duan që ne të jemi besnikë dhe mbështetës. Unë nuk u pajtova me të dhe u ndamë”, tha Medvid.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Ukraina REFUZON kërkesën e Rusisë për të dorëzuar Mariupolin! Sot bisedimet e radhës

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lyubov chaika mykhailo kumok yevhenia boryan yulia olkhovska lufta ukraine-rusi lyubov chaika mykhailo kumok yevhenia boryan yulia olkhovska

Sondazh

Poll