Bota

Zelensky thirrje kompanisë Nestlé të shkëpusë lidhjet me Rusinë

21 Mars 2022, 14:38 Nga DOSJA
Zelensky thirrje kompanisë Nestlé të shkëpusë lidhjet

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po thërret Nestlé për vazhdimin e marrëdhënieve të kompanisë zvicerane me Rusinë.

Ushqim i mirë. Jetë e mirë. Ky është slogani i Nestle. Kompania juaj që refuzon të largohet nga Rusia. Edhe tani, kur ka kërcënime nga Rusia për vendet e tjera evropiane. Jo vetëm për ne. Kur ka edhe shantazh bërthamor nga Rusia”.-tha Zelensky drejtuar popullit të Zvicrës.

Nestlé, kompania më e madhe në botë e ushqimeve dhe pijeve dhe prodhuesi i akullores Gerber, KitKat dhe Dreyer, u mbrojt duke theksuar se ka bërë ndryshime gjithëpërfshirëse që kur Rusia pushtoi Ukrainën.

“Ne kemi zvogëluar ndjeshëm aktivitetet (tona) në Rusi: kemi ndaluar të gjitha importet dhe eksportet nga Rusia, përveç produkteve thelbësore. Ne nuk bëjmë më investime dhe nuk reklamojmë produktet tona. Ne nuk nxjerrim fitim nga aktivitetet tona të mbetura.”- tha një zëdhënës i Nestlé në një deklaratë për CNN.

Nestlé punëson më shumë se 7,000 njerëz në Rusi, shumica e të cilëve janë vendas, ka thënë më parë kompania. Kompania zvicerane njoftoi më 11 mars se pezulloi eksportet e produkteve të saj jashtë Rusisë, përveç ushqimeve thelbësore si ushqimi për fëmijë. Nestlé tha gjithashtu se ndaloi importimin e Nespresso dhe produkteve të tjera në Rusi, me përjashtim të ushqimeve thelbësore si ushqimi për fëmijë, drithërat, ushqimet e përshtatura dhe ushqimet terapeutike për kafshët shtëpiake.

Nestlé tha në atë kohë se ishte e tronditur dhe thellësisht e pikëlluar nga pushtimi i Ukrainës dhe kompania qëndron me komunitetin ndërkombëtar në thirrjen për paqe dhe rivendosjen e sigurisë dhe stabilitetit.

Javën e kaluar, kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal kritikoi CEO të Nestle, Mark Schneider për praninë e vazhdueshme të kompanisë në Rusi.

Fatkeqësisht, ai nuk tregon mirëkuptim. Pagimi i taksave në buxhetin e një vendi terrorist do të thotë të vrasësh fëmijë dhe nëna të pambrojtura. Shpresoj që Nestlé të ndryshojë mendje së shpejti.”-shkroi Shmyhal në Twitter pasi tha se foli me CEO të Nestlé.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Ukraina REFUZON kërkesën e Rusisë për të dorëzuar Mariupolin! Sot bisedimet e radhës

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi volodymyr zelensky lufta ukraine-rusi volodymyr zelensky

Sondazh

Poll